Kategori: Fotogaleria

Zbatimi i reformës në lidhje me arsimin juridik, edukimin ligjor dhe ndihmën juridike

Fakulteti i Drejtësisë organizoi Tryezën me temë ‘Zbatimi i reformës në lidhje me arsimin juridik, edukimin ligjor dhe ndihmën juridike’, ku u prezantuan gjetjet dhe konkluzionet e studimit të realizuar nga pedagogë dhe studentë të FDUT. Takimi shërbeu si një forum i hapur diskutimi midis përfaqësuesve nga Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Gjykata […]

Ngritja dhe Funksionimi i Organeve të Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë organizoi Tryezën me temë ‘Ngritja dhe Funksionimi i Organeve të Drejtësisë’, ku u prezantuan gjetjet dhe konkluzionet e monitorimit të ecurisë së reformës në drejtësi. Takimi shërbeu si një forum i hapur diskutimi midis përfaqësuesve të organeve të drejtësisë, institucioneve shtetërore dhe strukturave te tjera, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të drejtësisë. Aktiviteti […]

“Përgjegjësia familjare dhe Ndihma juridike”

Prej muajit maj Departamenti i së Drejtës Civile ka filluar zbatimin e projektit me titull “Përgjegjësia familjare dhe Ndihma juridike” të financuar nga Departamenti I të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë. Ky projekt është pjesë e veprimtarisë kërkimore – shkencore të personelit akademit të FDUT në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm profesional dhe rritjes së […]

“Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”

Në kuadër të projektit “Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”, të financuar nga Departamenti i së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, ditën e mërkurë datë 29 maj 2019, u zhvillua gjyqi imitues me studentët e vitit të dytë master shkencor, pjesë e […]

“Ditët e të Drejtës Evropiane- sezoni 1”

Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit të Tiranës organizoi në datë 07 qershor 2019 “Ditët e të Drejtës Evropiane- sezoni 1”, për promovimin e studimit të së drejtës evropiane. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i Studimeve të së Drejtës së BE në vendet e Evropës Juglidore të rrjetit rajonal të Fakulteteve të Drejtësisë […]

Tryezë bashkëbisedimi e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Fakultetin e Drejtësisë

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, organizoi në datën 23.04.2019 një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të këtij Fakulteti. Fokusi i bashkëbisedimit ishin reformat e ndërmarra në kuadër të pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe respektimit të të drejtave themelore (Kapitulli 23 i legjislacionit të BE). Ky takim u organizua […]

“Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri”

Sistemi e arsimit të lartë luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e gjeneratës së re të avokatëve. Prandaj, ka një rëndësi të veçantë përfshirja e të drejtave të Njeriut në programet e rregullta të fakulteteve të drejtësisë. Në bashkëpunim të ngushtë me organizatën “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, kjo iniciativë mbështet Universitetin e Tiranës […]