Procesi i Redaktimit "Peer Review"

Revista “Studime Juridike” është një revistë me redaktim të fshehtë, ku artikujt e revistës do të jenë pjesë e një procedure të pavarur vlerësimi. Ky proces do realizohet duke u bazuar në parimin e pavarësisë së vlerësuesve dhe anonimatit të autorëve.

Procesi i vlerësimit merr parasysh faktorë të tillë si rëndësia, rezultatet, analiza, rishikimi i literaturës, origjinaliteti, lexueshmëria dhe cilësia e gjuhës. Rezultatet e mundshme të procesit të vlerësimit përfshijnë pranimin, pranimin pas rishikimeve ose refuzimin e artikullit.