“Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”

Në kuadër të projektit “Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore”, të financuar nga Departamenti i së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, ditën e mërkurë datë 29 maj 2019, u zhvillua gjyqi imitues me studentët e vitit të dytë master shkencor, pjesë e këtij projekti. Studentëve pjesëmarrës iu shpërndanë certifikata.