Sokol Mëngjesi,prej Shatorit 2020 Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
-
Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2004, studimet pasuniversitare në vitin 2006 dhe studimet e doktoraturës në vitin 2010, në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi.
-
Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie. Prej vitit 2005 deri në vitin 2008, ka punuar si asistent lektor në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi, dhe prej vitit 2010 e në vijim si Profesor në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.
-
Titulli akademik “Profesor” në vitin 2016.
-
Kryetar i Këshillit të Profesorëve në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2019.
-
Anëtar i disa bordeve dhe komisioneve të rëndësishme të institucioneve të ndyshme brenda dhe jashtë vendit.
-
Është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.
-
Është pjesëmarrës në një sërë projektesh të organizmave e shoqatave vendase dhe të huaja, të tilla si Këshilli i Europës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, etj.
-
Autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.