Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë të UT, është themeluar më 01.10.1968, me emërtimin “Kabineti Bibliotekar”, prej vitit 1985, si filial i bibliotekës së UT. Biblioteka ka një fond prej 18.500 librash. Literatura e ofruar është në gjuhën shqipe dhe atë të huaj si anglisht, frengjisht, italisht, rusisht, gjermanisht. Gjithashtu ka dhe 1300 periodik (koleksione revistash). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1932 dhe në vazhdim, revista “Drejtësia Popullore” nga viti 1948-1993, revista “Studime Juridike”, botim i Fakultetit të Drejtësisë nga viti 2000 e në vazhdim si dhe koleksione të ndryshme juridike.

Ambjentet e bibliotekës

Biblioteka ka në dispozicion të përdoruesve 2 salla leximi me 100 vende studimi, të cilat kanë hapësira të nevojshme studimi, janë të ndriçuara mirë dhe kanë sistem klimatizimi dhe një sallë me kompjutera që ofrojnë akses në internet.
Sallat e leximit shfrytëzohen për studim të materialeve të tërhequra në sportelet e bibliotekës sipas rregullave të brendshme të bibliotekës. Të gjitha kopjet unike të librave, punimet e doktoraturave dhe punimet e mikrotezave MND nuk dalin jashtë ambjenteve të bibliotekës, ato janë vetëm për përdorim në ambjentet e bibliotekës.

Qëllimi kryesor i stafit të bibliotekës është të ofrojë dhe përhapë informacion :

  • °Në kohë reale
  • °Lehtësisht të aksesueshëm
  • °Lehtësisht i kuptueshëm
  • °Qasje të lirë

Të gjitha këto, bëhen të mundura nëpërmjet skedarëve manual (alfabatik dhe sistematik), teknologjisë së informacionit dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
Misioni i bibliotekës është mbështetja në procesin mësimor, kërkimor shkencor duke u ofruar mundësi të kërkimit të informacionit për të gjithë përdoruesit.
Vizioni ynë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit shkencor.