ZYRA E KARRIERËS DHE ALUMNI:

 

Të dashur student të Fakultetit të Drejtësisë!

Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës ka si mision të drejtojë dhe mbështesë studentët gjatë proçesit të formimit universitar të tyre, si dhe t’i orientojë dhe këshillojë ata me kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë e zgjedhjeve.

Zyra e Karrierës synon të ofroj një përqasje më të mirë të studentëve me tregun e punës, duke përmirësuar cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, për një influencë domethënëse në shoqëri.

 

VIZIONI

Të jemi një model me synim kalimin e studentit nga bota akademike në atë profesionale, duke ofruar shërbimet më të mira të karrierës dhe duke integruar strukturat e mësimdhënies së vazhdueshme si Alumni, për të përmbushur më mirë nevojat dhe pritshmëritë e grupeve të interesit. Vizioni ynë është të fuqizojmë studentët për të bërë zgjedhje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në një botë globale dhe dinamike.

 

QËLLIMI

  • Këshillimi i karrierës.
  • Orientim në tregun e punës.
  • Krijimi i lidhjeve midis studentëve dhe punëmarrësve potencial.
  • Të shërbej si burim rekrutimi për shumë organizata dhe institucione.
  • Të ofrojë shërbime trajnimi në bashkëpunim me institucionet, kompanitë, organizata etj.

 

SHËRBIMET:

  • Këshillim karriere (duke marrë parasysh aftësitë e menaxhimit të karrierës).
  • Ne iu ofrojmë studentëve informacion dhe trajnim (mbi situatën në tregun e punës, përgatitjen e CV-së profesionale, letrës së motivimit,intervistë të suksesshme pune, etj).
  • Modele suksesi.
  • Informacione orientuese për vitet e para.
  • Informacion rreth intershipeve të mundshme.
  • Mundësi Punësimi (oferta për punësim, praktika, vullnetarizëm).
  • Panairi i Punës dhe i Karrierës (Work& Study).

Foto gjatë Takimeve Informuese me studentët

 

Kati i parë, Fakulteti i Drejtësisë,
Email: karriera@fdut.edu.al