Publikimi Artikujve ne Kriminologji
Botimi “Studime në fushën e kriminologjisë” është seria e parë e artikujve në fushën e kriminologjisë në kuadër të programit të Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, i cili mbështetet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ky botim pasuron literaturën në fushën e kriminologjisë në gjuhën shqipe dhe synon të nxitë kërkuesit e rinj akademikë.
Artikujt kërkimorë, të përgatitur nga një ekip ekspertësh, përfshijnë tema si mbrojtja e viktimave të veprës penale, roli i shtetit në trafikimin e personave, faktorët që ndikojnë në sjelljen kriminale të adoleshentëve dhe ndikimin e masave alternative të dënimit penal.
Punimet hulumtuese janë përgatitur si pjesë e projektit “Për krijimin e një programi master në kriminologji”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Projekti financohet nga Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE dhe nga Ambasada Britanike në Tiranë.
The publication “Studies in the field of criminology” is the first series of articles in the field of criminology within the program of the Executive Master in Criminology, which is supported by the OSCE Presence in Albania. This publication enriches the literature in the field of criminology in the Albanian language and aims to encourage young academic researchers.
Research articles, prepared by a team of experts, include topics such as the protection of victims of crime, the role of the state in trafficking in persons, factors influencing adolescent criminal behaviour, and the impact of alternative criminal punishment measures.
The research papers were prepared as part of the project “On the establishment of a master program in criminology”, which is implemented by the OSCE Presence, in close cooperation with the Faculty of Law of the University of Tirana and with the support of the Faculty of Social Sciences, of the Ministry of Justice and the Ministry of Interior. The United States Mission to the OSCE and the British Embassy in Tirana fund this project.