Pranimi i Artikujve

  • Ku mund të dërgoni artikullin tuaj?

Artikulli kërkimor-shkencor duhet të prezantojë një punë studimore, kërkimore, shkencore dhe të evidentojë elementë të qartë të origjinalitetit. Artikulli duhet të jetë jo më shumë se 20 faqe dhe jo më pak se 10 faqe, ndërsa artikujt vlerësues duhet të përmbajnë jo më pak se 5 faqe dhe jo më shumë se 10 faqe. Në “Udhëzuesin për autorët” bashkëngjitur Rregullores së Revistës përcaktohen kërkesat teknike që kanë të bëjnë me shkrimin dhe formën e materialeve të dorëzuara për botim.

Artikulli duhet të dorëzohet në formë elektronike në formatin Microsoft Word  dhe të dërgohet me email në adresën e mëposhtme: [email protected].

  • Shkurtimisht rreth procedurës së vlerësimit të artikullit

Artikujt e revistës do të jenë pjesë e një procedure të pavarur të shqyrtimit “blind peer review”. Secili artikull ka të paktën dy vlerësues shkencorë. Ky proces do realizohet duke u bazuar në parimin e pavarësisë së vlerësuesve dhe anonimatit të autorëve.

Vlerësuesit duhet të jenë ekspertë në fushën e punimit. Procesi i vlerësimit merr parasysh faktorë të tillë si rëndësia, rezultatet, analiza, rishikimi i literaturës, origjinaliteti, lexueshmëria dhe cilësia e gjuhës. Rezultatet e mundshme të procesit të vlerësimit përfshijnë pranimin, pranimin pas rishikimeve ose refuzimin e punimit.

Autori do të informohet për rezultatin e procesit të rishikimit nga Bordi Editorial, përmes Sekretariatit teknik. Pas procesit të suksesshëm të vlerësimit, artikujt i nënshtrohen korrigjimit, përgatitjes për shtypje dhe miratimit përfundimtar të autorit.

  • Procedura e kontrollit të plagjiaturës

Artikulli shkencor nuk duhet të jetë i botuar dhe bërë publik më parë në ndonjë formë apo mënyrë tjetër dhe nuk mund të ribotohet pas botimit të tij në revistën “Studime juridike”, në një revistë tjetër në të njëjtën gjuhë. Ribotimi në gjuhë të huaj lejohet, me kushtet që të citohet që është botuar për herë të parë në Revistën Studime Juridike dhe vetëm në ato raste të veçanta kur artikulli është i një niveli mjaft të kërkuar dhe sjell risi në fushën përkatëse.

Revista synon të publikojë artikuj që ndjekin strukturën e përcaktuar në udhëzuesin për autorët. Plagjiatura në çfarëdo forme nuk tolerohet. Autorët që paraqesin artikuj deklarojnë se përmbajtja e dorëshkrimeve të tyre është origjinale. Dorëzimi i një punimi nënkupton që autorët marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e këtyre kritereve. Revista nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të ankesave ose kërkesave për kompensime financiare nga palët e treta.