Departamenti i së Drejtës Publike
Prof. Asoc. Dr. Oriona Muçollari (Përgjegjëse e Departamentit Publik)
Prof. Asoc. Dr. Oriona Muçollari (Përgjegjëse e Departamentit Publik)
Oriona Muçollari : Lektore, Fakulteti i Drejtësisë
Kontakt: [email protected]
Prof. Asoc. Oriona Muçollari, Departamenti i së Drejtës Publike
Diplomuar në 1995 në Fakultetin e Drejtësisë.
Master në Itali 2000-2001, me nder, në fushën: Menaxhimi publik dhe
Ndërkombëtar.
Maj 2009, fituar titullin Doktor në fushën e qeverisjes vendore dhe shërbimet publike.
Maj 2012, fituar titullin Prof. Asoc.
2012-2014 Pedagoge e ftuar në Universitetin e Salentos, Lecce, Itali.
Tetor 2018 e në vazhdim Trajnere e HELP
Fushat e specializmit: Të drejtat e Njeriut; Mbrojtja kundër Diskriminimit; Klinika e Ligjit;
Rajonalizimi dhe Decentralizimi; Qeverisja e mire dhe shërbimet publike;
Përtej pjesmarrjes aktive në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe
botuese e shumë artikujve shkencorë, ka realizuar, si autore e parë, botimin e dy teksteve
shkollore në fushën e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes vendore, si dhe bashkëautore në fushën
e mbrojtjes ndaj diskriminimit, tekst në anglisht për studentët e rajonit.
Trajnere e studentëve në Gjyqet imituese në fushën e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar dhe
universal, si dhe Gjyqtare për Evropën Juglindore në Gjyqin imitues “Price Media Law”. Oxford.
Prof. Dr. Aurela Anastasi
Prof. Dr. Aurela Anastasi
Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009; Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996. Ajo është zgjedhur për dy mandate rresht përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ndërsa në periudha afatshkurtra është emëruar zv.dekane e dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar pranë Departamentit të së Drejtës Publike për mësimdhënien dhe zhvillimin e disiplinave shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe të Historisë të së Drejtës. Është një nga themelueset dhe hartueset e lëndës “ E drejta Kushtetuese e Krahasuar”, “Barazia gjinore dhe ligji”, si dhe e disa prej disiplinave mësimore që zhvillohen në programet “Master” dhe “Doktoratë”. Është autore dhe bashkautore e teksteve mësimore; ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare; ka realizuar referate e kumtesa në aktivitetet shkencore si brenda edhe jashtë vendit; ka ligjëruar si pedagoge vizitore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit; është anëtare e redaksive botuese në disa revista shkencore; ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte studimore, kombëtare e ndërkombëtare, për zhvillimin e legjislacionit dhe të jurisprudencës. Ka dhënë ndihmesë përmes përfaqësimit si avokate në raste gjyqësore strategjike për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut e në veçanti, të drejtave të grave, të barazisë e mosdiskriminimit. Ka qenë anëtare në disa komisione dhe ka drejtuar grupe pune në kuadrin e reformave kushtetuese e ligjore kombëtare. Ka drejtuar punën studimore e kërkimore për studentët dhe studiuesit e rinj. Ajo është iniciatore dhe drejtuese e disa aktiviteteve shkencore për të rinjtë juristë dhe e krijimit të organizatave pro bono të studentëve të fakulteteve të Drejtësisë, me qëllim ofrimin e ndihmës ligjore falas, për shtresat në nevojë.
Është pedagoge e jashtme dhe eksperte në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pranë Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2004 e në vijim është zgjedhur në forumet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagoge pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Konstitucionalistëve (nga viti 2014), si dhe anëtare e “Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”, Komisionit të Venecias në emër të Shqipërisë (2016-2020).
Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe
Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe
Prof. As. Kristinka Jançe
DEPARTAMENTI:Publik
GRADA:Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe
FUNKSIONI: Drejtuese e Departamentit Publik
Biografia
Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, lektore e lëndëve: “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri”, “Metodat e kërkimit shkencor”, “Historia e të Drejtës Kushtetuese në Shqipëri, “Institucionet Shteterore dhe pervoja juridike ne Mesjete”.
Ka përfunduar studimet : në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me notën mesatare 10, shoqëruar me “Medalje të Artë ”, në vitin 1995. Në 2005, ka mbaruar Studimet e Thelluara Pasuniversitare në të Drejtën Publike (SH.P.U) dhe ka marrë dipllomën master. Në 2007 ka marrë gradën “Doktore e shkencave”, pranë Departamentit Publik të Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në 2014 , ka marrë titullin akademik “Prof. Asoc. Dr.”, me vendim të Keshillit të Profesoreve të Fakultetit të Drejtesise, Universitetit të Tiranës.
Eksperienca Punësimi:
1995-1997 , Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë , Universiteti i Tiranës, në lëndën “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri, pranë Departamentit të së Drejtes Publike.
1997-1998, Bashkëpunëtore shkencore pranë Fakultetit të Triestes, Itali, në programin: “Evolucioni historik dhe Juridik i vendeve Ballkanike”.
2003-2016, Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,
2016-2020, Pedagoge efektive dhe Përgjegjëse e Departamentit Publik në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Prof. Dr. Eralda (Methasani) Çani
Prof. Dr. Eralda (Methasani) Çani
Ka eksperienca të shumta kërkimore shkencore dhe ka dhënë kontribut si eksperte në fushën e së drejtës dhe hartimin e politikave publike për institucione publike qendrore dhe vendore, përfshirë zyrën e Kryeministrit, ministri të ndryshme, Departamentin e Administratës Publike, Avokatin e Popullit, ILDKPKInë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, Kuvendin, Gjykatën Kushtetuese, institucione të tjera të pavarura, si dhe organizata ndërkombëtare, si OSBE, UNDP, FAO (UN), ILO (UN), UNWOMEN, Banka Botërore, OECD/SIGMA, USAID, GIZ, Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe Kosovë, Akademinë Rumune të Shkencave, apo edhe rajonale si ReSPA-Shkolla Rajonale e Administratës Publike. Është angazhuar intensivisht në shoqërinë civile vendase duke drejtuar organizata jo-fitimprurëse dhe zhvilluar projekte të shumta në fushën e së drejtës. Gjatë periudhës 2013-2016 ka kontribuar si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike, dhe 2016-2017 si Zëvendësministre e Integrimit Evropian.
Prof. Dr. Evis Alimehmeti
Prof. Dr. Evis Alimehmeti
DEPARTAMENTI: Departamenti i të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: Prof. Dr.
FUNKSIONI: Profesor
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve: e Drejtë Publike, Shteti i së Drejtës, Mekanizmat Kombëtarë e Ndërkombëtarë të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.
Prof. Dr. Evis Alimehmeti është profesore e së drejtës dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushën e të Drejtës Publike, Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Është gjithashtu lektore e lëndës së Etikës Profesionale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ajo mban titujt akademikë Profesor (Prof. Dr.) dhe Profesor i Asociuar (Prof. Asoc). Njëkohësisht mban gradën shkencore Doktor i Shkencave, gradën Master of Laws (LLM) nga Queen’s University, Kanada si dhe gradën Master of Philosophy (MPhil) nga Open University, Mbretëria e Bashkuar & Central European University, Hungari. Gjatë viteve 2009- 2016 ka drejtuar Departamentin e të Drejtës Publike të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Prof. Dr. Iva Zajmi
Prof. Dr. Iva Zajmi
DEPARTAMENTI: I SE DREJTES PUBLIKE
GRADA/TITULLI: PROFESOR
FUNKSIONI: TITULLARE E SE DREJTES SE
BASHKIMIT EUROPIAN
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagoge prane Fakultetit te Drejtesise, Universiteti i Tiranes, Lektor/e i/e lendeve E Drejta e Bashkimit Europian, E Drejta Institucionale e BE dhe E Drejta e Tregut te Brendshem. Ka perfunduar studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, dhe eshe specializuar ne Universitetin e Trentos, Itali, (1994-1995), ne Institutin Zviceran te se Drejtes se Karahsuar ne Lozane, Zvivcer (1999-2000) dhe ne Budapest ne Universitetin e Europes Qendrore (1998 – 1999).
EKSPERIENCE PUNESIMI:
Lektore dhe titullare e se Drejtes se BE prane Fakultetit te Drejtise, Universiteti i Tiraesn nga Teori 1996 dhe aktualisht. Lektore dhe trajnere prane shkolles se Magjistratures ne Tirane dhe prane Institutit te Studimeve Europiane. Ka dhene leksione edhe ne Prishtine, Tetove, Budapest, etj.
Gjate 2012 – 2018 ka sherbyer si Komisionere prane Autoritetit te Konkurrences ne Shqiperi.
Gjate 2005 – 2012 ka sherbyer si Zevendes Minsitre e Brendshme e Qeverise Shqiptare dhe Koordinatore Kombetare e Luftes kunder Trafikimit te grave dhe Femijeve.
Ka punuar ne projekte zhvillimi dhe te reformes ne Drejtesi me misione si: Ambasada Amerikane, IOM, Komisioni Europian, UNICEF, Ambasada Daneze, etj.
Flet Anglisht, Italisht dhe Frengjisht.
Eshte e martuar dhe ka dy femije.
Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi
Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi
Prof Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Drejtësisë
Departameni i të Drejtës Publike
Cell Phone:+355 69 60 85 325
Email:[email protected]
Fusha Kryesore e Kërkimit Jurisprudenca Romake dhe jehona e saj (its echo) në sistemet juridike.
Edukimi
2013 Universiteti i Tiranës
Profesore e Asociuar
2008 Universiteti i Tiranës
Doktoraturë në Drejtësi: “Roli i grupeve të interest në sistemet politike”
2001-2002 Universiteti i Tiranës
Master në studimet pasuniversitare “Studime Europiane”
1991-1995 Universiteti i Tiranës
Diplomë Universitare në Drejtësi
Eksperienca Punësimi
2002 – në vijim Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike
Lektore në lëndët: “E Drejta Romake”; “Sistemet Politike dhe e Drejta Parlamentare”
1996-2002 Universiteti i Tiranës
Rektorati
Drejtuese e Zyrës Juridike dhe Pedagoge me kohë të pjesshme pranë FD-së
1995-1996 Universiteti i Tiranës
Rektorati
Assistente pranë Programit Tempus
Prof. Asoc. Dr. Kristaq Gjyli
Prof. Asoc. Dr. Kristaq Gjyli
EMER,MBIEMER: Kristaq Gjyli
DEPARTAMENTI:Departamenti i Të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: Doktor i Shkencave
FUNKSIONI: Lektor
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve E Drejtë Financiare, e cila ofrohet ne vitin e dytë, semestrin e parë në programin e Ciklit të Dytë Të Integruar “Master I Shkencave” si dhe në vitin e tretë, semestrin e pare ne programin Bachelor Gjithashtu lektor i lëndës Politikat Monetare në BE, lëndë e cila ofrohet ne vitin e dytë, semstri i pare në programin Master I Shkencave në të Drejtë Publike, si dhe lektor i lendes “ E Drejte Bankare” lende e cila ofrohet si lende me zgjedhje ne programin Bachelor, viti I trete, semestri I dyte. Ka përfunduar studimet për Finace, Fakulteti I Ekonomise, Universiteti I Tiranes, ne vitin 1995 si dhe ka perfunduar studimet per Drejtësi, prane Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës në vitin 2003.Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare SHPU, ne vitet 2003-2005,
prane Universitetit të Tiranës. Duke filluar prej viti 2010 ka fituar Gradën Shkencore “Doktor”.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
1997-2003 – Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
2003 – ne vazhdim – Pedagog efektive, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
Prof. Asoc. Dr. Anisa Angjeli
Prof. Asoc. Dr. Anisa Angjeli
EMER,MBIEMER: Anisa Angjeli
DEPARTAMENTI:Departamenti i Të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: Doktor i Shkencave
FUNKSIONI: Lektore
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve E Drejtë Financiare, e cila ofrohet ne vitin e dytë, semestrin e parë në programin e Ciklit të Dytë Të Integruar “Master I Shkencave” si dhe në vitin e tretë, semestrin e pare ne programin Bachelor Gjithashtu lektore e lëndës “E drejta Bankare”, lëndë e cila ofrohet ne vitin e trete , semstri I dytesi lende me zgjedhje. Ka përfunduar studimet për Drejtësi, prane Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës në vitin 2007.Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare Master I Nivelit te Dyte ne “ EU Business Law” prane Departamentit te se Drejtes Publike.
Duke filluar prej viti 2016 ka fituar Gradën Shkencore “Doktor”.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
2007-2008 – Pedagoge e jashtme, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
2008 – ne vazhdim – Pedagoge efektive, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi
Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi
Prof. Asoc. Dr. Nadia RUSI: University of Tirana/ Faculty of Law
Lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2010. Ajo ka përfunduar studimet e Larta në Drejtësi (2010) me titullin “Student i Shkëlqyer”. Në 2015 ka përfunduar studimet Doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë në fushën e studimeve gjinore. Prej vitit 2013 mban titullin “Avokat”. Nga 2016 është certifikuar si “Trajner në fushën e të Drejtave dhe Lirive themelore në Administratën Publike” nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Në 2019 është certifikuar si Trajner programit HELP (Human Rights Education for Legal Professionals) nga Këshilli I Evropës . Përvec karrierës akademike, Nadia ka eksperiencë në këshillimin ligjor duke bashkëpunuar si kordinatore dhe eksperte e jashtme në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me Qëndrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare, UN Women, ERRC, PNUD etj. Fushat e saj të interesit përfshijnë cështje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe barazisë gjinore. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushës së saj të interesit.
Contact: [email protected]
Dr. Fjorda Shqarri
Dr. Fjorda Shqarri
Departamenti i Të Drejtës Publike
Grada/Titulli : Dr/Doc.
Funksioni : Lektore
Email : [email protected]
Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lektore e lëndëve “E drejtë ndërkombëtare publike”, “Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare”, “E drejtë humanitare”. Fjorda Shqarri ka ndjekur studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në periudhën 2005-2009 dhe më pas përfundoi studimet Master i Nivelit të Dytë në të drejtë europiane dhe ndërkombëtare. Në vitin 2015 ka fituar titullin akademik “Docent” nga Këshilli i Fakultetit të Drejtësisë, UT. Gjatë periudhës 2011-2016 ka ndjekur studimet e doktoraturës dhe mbrojti disertacionin me temë “E drejta traktateve” me fokus në praktikën shqiptare. Gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore, lidhur me fushat e saj të ineteresit. Nga viti 2010 e në vijim punon si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht mban edhe pozicionin e Sekretarës së Shoqatës së të Drejtës Ndërkombëtare – Dega Shqipëri (ILA-Albania).
Prof. Asoc. Dr. Erjon Muharremaj
Prof. Asoc. Dr. Erjon Muharremaj
Biografi profesionale – Erjon Muharremaj
Lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i të Drejtës së Mjedisit në Universitetin e Tiranës dhe i të Drejtës Europiane në Shkollën e Magjistraturës. Ish-Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zëvendëskryetar i Shoqatës Shqiptare të së Drejtës Ndërkombëtare. Doktor i Shkencave në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, MPhil. në Shkenca dhe Politika Mjedisore, Central European University, Budapest, dhe Master i Shkencave (LLM) në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, University of Westminster, Londër.
Adresa elektronike: [email protected]
Dr. Klesta Hysi
Dr. Klesta Hysi
Doc. Klesta Hysi
Lektore, Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i
Tiranës.
Që prej vitit 2008, Znj. Klesta Hysi është pedagoge me kohë të plotë pranë
Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo
është lektore në lëndët: E Drejtë Administrative; Mbrojtja e të Dhënave Personale;
Marrëdhëniet e Punës në Administratën Publike dhe në modulin E Drejta
Administrative e Bashkimit Evropian.
Znj. Hysi ka ndjekur studimet e larta për drejtësi dhe ka kryer studimet
pasuniversitare Master i Nivelit të Dytë, në të Drejtë Kushtetuese të Krahasuar dhe të
Drejtën Evropiane, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT. Në vitin 2015 ka fituar titullin
“Docent”. Znj. Hysi është pjesëmarrëse e Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve
Udhëheqës (IVLP) për vitin 2023 “Transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje”,
Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës.
Gjithashtu, ka ndjekur Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, Këshilli i Evropës,
2011.
Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor lidhen me: çështje të së drejtës
administrative; reformat e administratës publike në Shqipëri dhe procesi i integrimit
evropian; marrëdhëniet e punës dhe shërbimin civil; mbrojtjen e të dhënave personale
dhe garantimin e privatësisë; garantimin e të drejtave të njeriut në administratën
publike etj. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare, si dhe është autore e artikujve dhe botimeve brenda fushave të saj të
interesit.
Znj. Hysi ka shërbyer për 6 vite pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si
trajnere dhe hartuese e kurrikulës për kuadrin ligjor të shërbimit civil në Shqipëri
(2013-2019), si dhe ka ofruar asistencë ligjore për Departamentin e Administratës
Publike për hartimin e akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil (2013-2015). Për
15 vite është angazhuar si eksperte ligjore pranë organizatave të shoqërisë civile
vendase dhe ndërkombëtare, në një sërë projektesh që lidhjen me fushat e saj të
interesit dhe kërkimit.
Kontakt (e-mail): [email protected]; [email protected]
Dr. Fjoralba Caka
Dr. Fjoralba Caka
Fjoralba Caka është pedagoge e të Drejtës së Bashkimit Europian, se Drejtes së Tregut të Brendshëm, Politikave të Bashkimit Europian, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit të Tiranës.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik. Ka një Master të nivelit të dytë në të Drejtën e Biznesit të Bashkimit Evropian nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës, në kuadër të Programit GTZ. Ajo ka qënë pjesë e programit Fulbright dhe ka një LLM në të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit dhe Korporatave, nga Universiteti San Diego School of Laë, SHBA. Fjoralba ka qenë ka zhvilluar vizita studimore shkencore në disa institute nderkombetare si Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Krahasuese dhe Ndërkombëtare, Instituti Europa, Saarland Gjermani dhe Ëashington and Lee, SHBA. Ajo ka mbrojtur temën e doktoraturës “Nocioni i ndihmës shtetërore që shtrembëron tregtinë dhe konkurrencën sipas legjislacionit dhe praktikës ndërkombëtare” pranë Universitetit të Tiranës.
Ajo është e aktivizuar në një sërë projektesh të shoqërisë civile me fokus integrimin e Shqipërisë në BE si dhe çështje të korrupsionit. Ajo është pjesëmarrëse në një serë rrjetesh dhe projektesh rajonale dhe ndërkombëtare.Gjithashtu Fjoralba është anëtare Dhomës Kombëtare të Avokatisë që nga 2009 si edhe anëtare e disa bordesh organizatash të shoqërisë civile ne Shqipëri.
Znj. Caka ka mbajtur pozicionin si Zëvëndës Ministër për Drejtësinë 2019-2020 ku ka mbajtur portofolin e çështjeve te integrimit, anti-korrupsionit dhe reformës ne drejtësi
Fusha të saj studimore të interesit janë integrimi ne Bashkimin Evropian, tregu i përbashkët evropian dhe çështjet e konkurrencës, liberalizimi i tregtisë dhe tregjet rajonale, OBT, CEFTA, reformat ne drejtësi dhe anti-korrupsioni.
Prof. Asoc. Dr. Ejona Bardhi
Prof. Asoc. Dr. Ejona Bardhi
EMER,MBIEMER: Ejona Bardhi
DEPARTAMENTI:Departamenti i Të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: Doktor i Shkencave
FUNKSIONI: Lektore
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve E Drejtë Financiare, e cila ofrohet ne vitin e dytë, semestrin e parë në programin e Ciklit të Dytë Të Integruar “Master I Shkencave” si dhe në vitin e tretë, semestrin e pare ne programin Bachelor Gjithashtu lektore e lëndës Politikat Monetare në BE, lëndë e cila ofrohet ne vitin e dytë, semstri i pare në programin Master I Shkencave në të Drejtë Publike. Ka përfunduar studimet për Drejtësi, prane Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës në vitin 2010.Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare Master I Nivelit te Dyte ne Studime Europiane,
Legjislacion dhe Institucione Europiane,prane Universitetit të Tiranës, Instituti I Studimeve Europiane, në vitet 2011-2013.Duke filluar prej viti 2016 ka fituar Gradën Shkencore “Doktor”.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
2010-2011 – Pedagoge e jashtme, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
2011 – ne vazhdim – Pedagoge efektive, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
Dr. Henris Balliu
Dr. Henris Balliu
EMER,MBIEMER: Henris Balliu
DEPARTAMENTI:Departamenti i Të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: LL.M (Doktorature në proçes)
FUNKSIONI: Lektore
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve E Drejtë Financiare, e cila ofrohet ne vitin e dytë, semestrin e parë në programin e Ciklit të Dytë Të Integruar “Master I Shkencave” si dhe në vitin e tretë, semestrin e pare ne programin Bachelor Gjithashtu lektore e lëndës Politikat Monetare në BE, lëndë e cila ofrohet ne vitin e dytë, semstri i pare në programin Master I Shkencave në të Drejtë Publike. Ka përfunduar studimet për Drejtësi, prane City University London si dhe studimet pasuniversitare Master International Commercial Law, Westminster University, London.
Ndodhet në proçes për të fituar Gradën Shkencore “Doktor”.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
2011-2012 – Pedagoge e jashtme, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
2012 – ne vazhdim – Pedagoge efektive, Fakulteti i Drejtesise, Universiteti i Tiranes
Fabian Topollari
Fabian Topollari
Emër Mbiemër Fabian Topollari
Adresa “Komuna e Parisit”, Tiranë
Telefon 00355 69 20 59 838
E-mail [email protected]
Eksperienca Pune
Janar 2010- Dhjetor 2011 Këshilltar i Ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve
Tetor 2010- Janar 2011 Petagog i jashtëm në Fakultetin Juridik të Universitetit U.F.O
Mars 2011- Korrik 2011 Pedagog i jashtëm pranë Departamentit të së drejtës Civile të Fakultetit të
Drejtësisë së Universitetit të Tiranës
Dhjetor 2011 – në vazhdim Petagog i brendshëm pranë Departamentit të së drejtës Publike në Fakultetin
E Drejtësisë së Universitetit të Tiranës
Shkollimi
2005 Përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Petro NIni Luarasi”
2009 Diplomuar me Diplomë të integruar të nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë
të Universitetit të Tiranës
2012 Kryer master të nivelit të dytë në shkencat civile pranë Fakultetit të Drejtësisë
të Universitetit të Tiranës
2012 – në vazhdim Doktorant pranë Departamentit të së drejtës Publike të Fakultetit të Drejtësisë
në Universitetin e Tiranës
Konferenca dhe artikuj shkencorë
Kualifikime të tjera në lidhje me
profesionin
Tetor 2011
1) Bashkëautor në artikullin “ Aspekte të kuadrit juridik mbi transplantet
dhe klonimin”, mbajtur në konferencën shkencore “ Sistemi ligjor në
rrugën e konsolidimit”. Konferëncë kjo e organizuar nga Universiteti i
Tiranës dhe Universiteti UFO në maj të vitit 2012.
2) “Roli i partive politike në administrimin e procesit zgjedhor” mbajtur
në konfencën shkencore “Aspekte të ndryshme të sistemeve zgjedhore
dhe roli i tyre”, organizuar nga Universiteti i Tiranës dhe Catholic University
of America, Columbus School of Law në Tiranë, 27 Tetor 2012
Lincesuar me titullin Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë
Njohuritë gjuhësore Anglisht (Shumë mirë), Shqip (Shumë mirë)
Aftesi dhe Njohuri Teknike
Kompjuter Paketa office:word, Exel, Power Point, Access
Dr. Erida Pejo
Dr. Erida Pejo
Erida PEJO:
University of Tirana/Faculty of Law
Contact: [email protected]
Dr. Erida PEJO është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Publike të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës që nga viti 2008, ku është angazhuar në mësimdhënien e lendëve: “E Drejtë Romake”, “E Drejtë Kushtetuese”, “E Drejtë Ndërkombëtare” si dhe “Avokatia dhe Noteria”. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe ka kryer studimet pasuniversitare në nivel master shkencor dhe doktoraturë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Fushat e kërkimit shkencor në të cilat është e fokusuar përfshijnë cështje të së drejtës romake, të drejtës kushtetuese, të drejtës së pronësisë, të drejtave të njeriut, profesioneve të lira ligjore, etj.
Prof. Asoc. Dr. Entela Nikaj
Prof. Asoc. Dr. Entela Nikaj
Emri: ENTELA NIKAJ
Grada/Titulli: Doktore Shkencash
Edukimi: (2001) Diplomë në Drejtësi, (2006) Diplomë në Shkenca Politike, Universiteti i Bolonjës, Fakulteti i Shkencave Politike, Forli. (2007) Master Universiteti i Bolonjës, Instituti Diplomatik i Ministrisë së Jashtme të Italisë, (2015) Doktor Shkencash, Universiteti i Pavias (Milano)
Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Entela Nikaj është fokusuar në fushën e tematikave: E drejtë europiane, Përafrimi i legjislacionit, E drejtë Publike, Studime rreth ndryshimeve ligjore, ndryshimeve kushtetuese për shkak të reformës ne drejtësi. Kërkime në fushën e së drejtës duke interpretuar implementimet dhe amendimet e fundit.
Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore shkencore prej 10 vjetësh. Prej 8 vitesh Këshilltare në Kuvendin e Shqipërsië për Çështjet Ligjor, Përafrimin e Legjsilacionit. Lektore/Kërkuese në Departamentin e së Drejtës Publike Shteti i së Drejtës, Universiteti i Tiranës. Lektore në Universitetin Mesdhetar Acquis Communitaire, E drejtë procedurale civile europiane. Lektore në Universitetin e Vlorës, E drejtë Europiane. Lektore në disa universitete për lëndët E drejtë Kushtetuese, Etika dhe konflikti i interesave, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Eksperte e Sekretariatit Teknik të Reformës në Drejtësi të Komisionit të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërsisë për Grupin për Arsimin e Lartë Juridik. Intership në zyrën e Misionit të Përhershëm Shqiptar pranë Këshillit të Europës në Strasburg, Francë
Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Adresa E-mail: [email protected]
Dr. Erind Merkuri
Dr. Erind Merkuri
Erind MERKURI: University of Tirana/ Faculty of Law
Contact: [email protected]
Doc. Dr. Erind MERKURI:
Lektor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2008. Ka përfunduar studimet e Larta në Drejtësi (2008). Në 2015 ka fituar tillin “Docent” dhe në vitin 2016 ka përfunduar studimet e Shkollës Doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë ku ka mbrojtur Dizertacionin me temë “Aspektet procedurale të gjykimit kushtetues”. Është trajner në Programin e Formimit të Vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës. Përvec karrierës akademike, është pjesëmarrës si ekspert në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me OSBE, UNDP, SIGMA/OECD, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, etj, ku ka ofruar përvojën dhe ekspertizën e tij pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departementit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizimit dhe Kuvendit. Prej vitit 2009 ushtron dhe profesionin e avokatisë. Që nga viti 2016 është anëtar i Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues në shërbimin civil. Fushat e tij të kërkimit shkencor përfshijnë çështje të së drejtës kushtetuse, të së drejtës publike dhe të historisë së shtetit dhe të së drejtës. Ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushës së tij të interesit.
Monika Canco
Monika Canco
LLM Monika Canco është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, që nga Tetori i vitit 2017 si pedagoge e ftuar dhe nga Korriku i vitit 2019 si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të së Drejtës Publike. Mbulon lëndën e Institucioneve Politike dhe Juridike (periudha e antikitetit, mesjetës si dhe sistemet moderne dhe bashkëkohore të qeverisjes si Britania e Madhe, Franca, SHBA, Gjermani). Ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2012 dhe në programin Master i Shkencave në të Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2014. Ka përfunduar studimet e LLM në Të Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane të Avancuar në Fakultetin e Drejtësisë së Radboud University, Holandë, në vitin 2017.
Në eksperincën profesionale, listohen angazhime si konsulente në Grupin për Edukimin Ligjor, Arsimin Juridik dhe Reformimin e Shkollës së Magjistraturës në përbërje të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, konsulente ligjore pranë Institutit të Modelimeve në Biznes, etj.
Kontakt: [email protected]
Dr. Vera Shtjefni
Dr. Vera Shtjefni
VERA SHTJEFNI
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE
GRADA/TITULLI: DOKTOR I SHKENCAVE
FUNKSIONI: PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË
KONTAKT (E-MAIL): [email protected]
BIOGRAFIA:
Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lektore e lëndeve E Drejtë Administrative 2, E Drejtë Administrative e Avancuar dhe Kontroll mbi Administratën Publike, Administrata Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe studimet doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
EKSPERIENCA PUNËSIMI:
Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitet 1996-2007 dhe mars-shtator 2019. Pedagoge e jashtme e lëndëve të së drejtës në Institucione Jopublike të Arsimit të Lartë në vitet 2006-2016. Anëtare e Komisionit të Shërbimit Civil në vitet 2007-2009. Anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitet 2009-2018. Drejtuese e Qendrës Avokatore për Gra, dega Shkodër (2001-2004). Drejtuese e Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, dega Shkodër (2004-2005).
Zotëron gjuhët angleze, italiane dhe gjermane. Leje e ushtrimit të avokatisë (1996).
Dr. Pjereta Agalliu
Dr. Pjereta Agalliu
Dr. Pjereta Agalliu
Lektore, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
E-mail kontakt: [email protected]
Ka përfunduar studimet e para në degën gjuhë-letërsi dhe më pas është diplomuar më 2009 pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT duke marrë titullin “Juriste”. Në 2009-2011 fillon studimet Master i Nivelit të Dytë, në Fakultetin e Drejtësisë. Vijon studimet Doktorale po në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin 2018 fiton gradën shkencore “Doktor” me temën “Jurisprudenca e GJEDNj-së dhe ndikimi i saj në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Nga viti 2012-2020 ka punuar si lektore efektive pranë Albanian University dhe 2016-2022 lektore jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka punuar si Përgjegjëse e Koordinimit Institucional në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ka qenë për një periudhë kohe eksperte e jashtme në projekte të ndryshme të realizuara nga institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare si Öbservator, Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit me projekte të ndryshme të iniciuara nga Qeveria lidhur me të drejtat e njëriut në përgjithësi dhe ato të të miturve në veçanti si “Me zërin e të miturve të privuar nga liria”.
Pjesëmarrëse në shumë Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Autore e punimeve dhe artikujve shkencorë, botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Nga 2023 e në vazhdim lektore e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë.
Dr. Enkeleida Shyle (Petanaj)
Dr. Enkeleida Shyle (Petanaj)
Dr. Enkeleida SHYLE (Petanaj)
Grada/Titulli: Doktor i Shkencave
Funksioni: Lektore
Departmenti i së Drejtës Publike
Email: [email protected]
Dr. Enkeleida Shyle ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie prej vitit 2003, fillimisht si lektore në Universitetin “Ismail Qemali”.
Nga tetori i vitit 2019 është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Publike. Në prill të vitit 2023 lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Publike.
Ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në vitin 2018, me temën “E drejta e pronës dhe rregjistrimi i saj”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në fushën e së Drejtës Kushtetuese.
Ka përfunduar “Studimet e thelluara pas universitare” (SHPU) në vitin 2008 duke mbrojtur temën “E drejta e pronës si e drejtë Kushtetuese”.
Ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e lëndëve: Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri, Historia e Institucioneve, E drejtë Publike, Të Drejtat e Njeriut, Legjislacioni i Pasurive të Paluajtshme, Mekanizmat Kombëtar dhe Ndërkombëtarë të Drejtave të Njeriut.
Znj. Shyle është njohëse shumë e mirë e legjislacionit të së drejtës së pronës dhe regjistrimit të saj.
Fusha e saj e interesit është: E drejta Publike, E drejta Kushtetuese, Të Drejtat e Njeriut.
Znj. Shyle është pjesëmarrëse në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar disa artikuj në revista të ndryshme lidhur me fushat e saj të interesit.
Dr. Erajd Dobjani
Dr. Erajd Dobjani
Joana Koçi
Joana Koçi
Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Koka
Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Koka
Prof.Asoc.Dr. Enkelejda Koka ka kryer studimet akademike në Mbretërinë e Bashkuar si LLB në Drejtësi në Universitetin e Greenwich; LLM në të Drejtë Evropiane në Universitetin Queen Mary; Legal Practice Course (LPC) në College of Law, si dhe ka përfunduar studimet e saj doktorale në Universitetin e Kent, duke u fokusuar në “Migracionin e parregullt në det: Analizë kritike e praktikave ekstraterritoriale të BE dhe shteteve anëtare të BE në kuadër të së drejtës ndërkombëtare“. Ajo ka kontribuar në hulumtime ndërdisiplinore mbi migracionin e parregullt dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet disa artikujve të publikuar në revista të rëndësishme të indeksuara në Scopus Q2 dhe Q3. Gjithashtu, ajo është përfshirë në disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Ajo ka qenë zëvendës-rektore dhe drejtuese e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e New York–ut në Tiranë dhe drejtuese e Departamentit të Shkencave Juridike në Universitetin Evropian të Tiranës. Prof.Asoc.Dr. Enkelejda Koka është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës e angazhuar në lëndët si “E drejtë administrative”, “Procedurë administrative” dhe “E drejtë ndërkombëtare publike”.
Nadia Guni
Nadia Guni
Jona Spahiu
Jona Spahiu
Klaudia Reka
Klaudia Reka
Klaudia Reka Asitent Lektor në Fakultetin e Drejtësisë
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ku ka kryer studimet Bachelor dhe Master Civil shkencor dhe më pas ka thelluar njohuritë e saj me masterin në EU Business Laë pranë Departamentit të së Drejtës Civile. Karrierën e saj profesionale e ka orientuar në Avokati dhe Pedagogji. Ka kryer Shkollën Kombëtare të Avokatisë nga ku ka marrë edhe titullin Akokat ne vitin 2016. Pergjatë karrierës së saj ka pasur eksperienca të ndryshme sikurse asistent avokat në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, juriste në organizata jo-fitimprurese sikurse NGO “Futural” , qendra “Equilibrium” dhe “Ëoman toëard Integration”.
Karrierën e saj akademike e ka nisur në Fakultetin e Drejtesisë në vitin 2016.
E licensuar nga Ministria e Financave si Trajnuese profesionale e programeve juridike që prej 20019 .
Ka marrë pjesë ne disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare.