Projektet dhe Marrëdhëniet me Jashtë

Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë është një department i Fakultetit të Drejtësisë, që luan një rol kyç në mbështetjen e kërkimit shkencor dhe në nxitjen e shkëmbimeve ndërkombëtare për stafin akademik dhe studentët. Misioni i saj është të forcojë kërkimin shkencor, bashkëpunimin profesional dhe akademik mes stafit akademik dhe studentëve, me institucioneve vendase dhe ndërkomëtare. Zyra vepron si një urë lidhëse që nxit zhvillimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave të stafit dhe studentëve. Në përputhje me strategjitë e Fakultetit të Drejtësisë, zyra mbështet zhvillimin e projekteve që janë në përputhje me planin kombëtar dhe ndërkombëtar për kërkim shkencor dhe inovacion. Objektivat:
  1. Të ofrojë mbështetje në aplikimin dhe zhvillimin e projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar asistencë ne cdo faze të procesit të aplikimit dhe zbatimit.
  2. Të zhvillojë programe shkëmbimi, si Erasmus+, Erasmus Mundus etj. që lejojnë studentët dhe stafin akademik të përfitojnë nga përvoja ndërkombëtare, përmes mobiliteteve studimore, mësimdhënie, ose trajnime në universitetet partnere.
  3. Të ndërtojë dhe të zhvillojë marrëdhënie të forta me institucione ndërkombëtare dhe organizata partnere duke lehtësuar zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe aktivitete kërkimore me ndikim në fushën e së drejtës, shkencë, teknologji dhe kulturë.
  4. Të promovojë rëndësinë e projekteve ndërkombëtare në përmirësimin e aftësive të studentëve dhe stafit akademik në nivel global.
Baza Ligjore:

Kontakt

Histori Suksesi

Erasmus+