Universiteti i Tiranës dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantuan zyrtarisht në 14 dhjetor 2020 Masterin Ekzekutiv në Kriminologji, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Programi master fillon pas një pune intensive mbi dyvjeçare, e cila u përqendrua në zhvillimin e strukturës dhe të kurrikulës së programit, si edhe në ngritjen e kapaciteteve dhe në krijimin e burimeve në Universitetin e Tiranës për menaxhimin e tij. Njëzet e pesë studentë do të bëhen pjesë e masterit në vitin e parë të tij. Aktiviteti dhe programi u përshëndet nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, Kryetari i Prezencës, Vincenzo Del Monaco, rektori i Universitetit të Tiranës dhe dekanët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale.
Programi do t’u mundësojë studentëve eksplorimin e marrëdhënieve mes krimit, drejtësisë dhe shoqërisë, në një kontekst krahasues, si edhe promovimin e drejtësisë restauruese për viktimat dhe përgjigjet me në qendër viktimat.
Akiviteti u organizua Projekti “Për ngritjen e programit master në kriminologji”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së me mbështetjen financiare të Misionit të SHBA-së në OSBE dhe të ambasadës britanike në Tiranë. Ai implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.