Shërbime në Bibliotekë
Anëtarësimi
Anëtar i bibliotekës mund të bëhet çdo student i Fakultetit të Drejtësisë të UT, student i masterit shkencor dhe profesional, doktorantë dhe pedagogë të brendshem ose të jashtëm të Fakultetit të Drejtësisë të UT. Për të qënë anëtar i bibliotekës së Fakultetit të Drejtësisë nevojiten këto dokumente :
- Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose pasaportë)
- 2 foto të formatit të vogël.
Anëtarësimi kryhet pa pagesë. Çdo anëtar i bibliotekës mbi bazën e dokumentave pajiset me kartën e anëtarësisë, dhe u mundëson përdoruesve të shfytëzojnë literaturën si në ambjentet e bibliotekës dhe jashtë saj. Punonjëset e blibliotekës ndihmojnë dhe orientojnë përdoruesit për mënyrën e kërkimit dhe plotësimin e Fletë-Kërkesave me të dhënat e materialeve bibliotekare.
Përveç anëtarëve të bibliotekës, literaturën e saj mund ta shfytëzojnë dhe përdorues të tjerë (gjyqtarë, studentë të Shkollës së Magjistraturës, kërkues shkencorë, studentë dhe pedagogë të universiteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit).
Huazimi
Huazimi i materialeve bibliotekare është një nga shërbimet kryesore të bibliotekës që i ofrohet përdoruesve të saj. Ky proces është një praktikë pune e bibliotekës që ka të bëjë me dhënien hua, marrjen dhe kthimin nga përdoruesi të materialeve bibliotekare për shfrytëzimin në mjediset e bibliotekës dhe jashtë saj për një afat të caktuar.
Huazimi i materialeve në Bibliotekën e Fakultetit të Drejtësisë, kryhet sipas sistemit manual.
Huazohen librat që ndodhen në fondin e bibliotekës, përveç librave unikë, punimeve të doktoraturave dhe mikrotezave MND.
Librat huazohen nga 2-14 ditë, me të drejtë shtyrje dhe për më tepër nëse shihet e domosdoshme. Huazimi i librave bëhet në bazë të një marrëveshjeje që punonjëset e bibliotekës vendosin me përdoruesin.
Bibliotekave online EBSCO dhe JSTOR