Udhëzime për Autorët

Revista “Studime Juridike” boton vetëm punime origjinale që pasqyrojnë zhvillimet më të fundit doktrinale, kërkimore-shkencore të Fakultetit të Drejtësisë, në nënfushën e shkencave juridike.

Artikujt duhet të paraqiten në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.

Autorët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e materialeve që paraqesin. Autorët do të nënshkruajnë një dokument ku do të vetëdeklarohen mbi origjinalitetin e artikullit. Plagjiatura nuk lejohet.

  • ORGANIZIMI I ARTIKULLIT

Artikulli duhet të përmbajë elementet e paraqitura më poshtë:

  • Titulli i artikullit;
  • Emri i autorit/autorëve: Duhet të jenë të plotë, të ndiqen nga institucioni ku bën pjesë autori/ët si dhe nga adresa elektronike e të gjithë autorëve.

Psh.

TITULLI (TIMES NEW ROMAN, 12FONT BOLD)

AUTORI 1, AUTORI 2, (12 FONT)

1Departamenti,….,Fakulteti,…..Universiteti….

2 Deparatmenti,….,Fakulteti,…..Universiteti….

e-mail:    (Autori 1)

e-mail:    (Autori 2)

  • Abstrakti: Abstrakti duhet të jetë 300 fjalë, me formatin e shkrimit Times New Roman 11, hapësira ndërmjet rreshtave 1.15(një pikë pesëmbëdhjetë). Abstrakti duhet të paraqitet në gjuhën angleze, nëse artikulli do të paraqitet në shqip dhe në gjuhën shqipe, nëse artikulli paraqitet në anglisht.
  • Fjalë kyç: Duhet të paraqiten 5-7 fjalë që të pasqyrojnë përmbajtjen e artikullit.
  • Artikulli i plotë

 

Kujdes: Modeli i shënimeve në fund të faqes (footnotes) duhet të bëhet bazuar në “Chicago Style”, i cili ndjek këtë rend: Emri i autorit, Mbiemri; Artikulli i cituar me thonjëza; Vepra nga është shkëputur, pa thonjëza; Shtëpia botuese; Viti i botimit; Faqet nga është shkëputur citimi, psh.:

Galgano, Francesco. Il contratto. Seconda edizione. Milano: Cedam, 2011, f. 149;

Galgano, Francesco. E drejta Private. Botim i tretё. Tiranë: Luarasi University Press, 2006, f. 287;

Omari, Sonila. E drejta familjare. Botim i parё. Tiranё: Botimet Morava, 2010, f.20

  • • FORMATI I ARTIKULLIT
  1. Artikulli duhet të prezantojë një punë studimore, kërkimore, shkencore dhe të evidentojë elementë të qartë të origjinalitetit.
  2. Artikulli duhet të jetë jo më pak se 10 faqe dhe jo më shumë se 20 faqe kompjuterike, që konvertohen në po aq faqe reviste.
  3. Shkrimi i artikullit duhet të jetë “Times New Roman 11” me “Hapësirë 1” dhe i gjithë teksti të jetë “Justified”.
  4. Artikulli duhet të respektojë elementët gramatikorë dhe gjuhësorë dhe të jetë i shkruar me “ë” dhe “ç”.
  5. Çdo shkrim duhet të ketë një strukturë që duhet të përmbajë në mënyrë të detyrueshme elementët e mëposhtëm:
  6. Titulli i artikullit të jetë sintezë e problematikës që ai trajton, i organizuar në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur. Titulli të mos jetë më i gjatë se 35 karaktere;
  7. Të vendoset emri i autorit me titujt shkencorë përkatës dhe në fund të emrit të vendoset një referencë (footnote), ku të jepet detyra profesionale aktuale e autorit. Renditja e autorëve duhet të përcaktohet në bazë të kontributit të tyre në rezultatin përfundimtar dhe nëse roli i secilit autor është i njëjtë, ata renditen në rend alfabetik. Renditja e emrave të autorëve kryhet sipas marrëveshjes së tyre dhe jo të revistës;
  8. Poshtë titullit të artikullit dhe emrit të autorit duhet të vendoset Abstrakti. Abstrakti duhet të jetë 300 fjalë, në gjuhën shqipe dhe në anglisht, me formatin e shkrimit Times New Roman 11, hapësira ndërmjet rreshtave 1.15(një pikë pesëmbëdhjetë). Abstrakti duhet të theksojë shkurtimisht qëllimin e kërkimit, metodat, rezultatet kryesore dhe përfundimet. Abstrakti jep dhe një përmbledhje të përmbajtjes së artikullit dhe është një lloj promovimi për artikullin në mënyrë që të tërheqë interesin e lexuesit për tërë artikullin. Duhet të shmangen referencat, citimet, vitet, shënimet në fund, shkurtimet, simbolet e vogla dhe numrat, tabelat ose figurat në abstrakt. Në fund të abstraktit jepen fjalët kyçe. Fjalët kyçe me formatin e shkrimit duhet të jenë Times New Roman 11, hapësira ndërmjet rreshtave 1.15 (5-7 fjalë). Fjalët kyçe janë fjalët që përdoren më shpesh përmes artikullit;
  9. Artikulli duhet të jetë i strukturuar gjithmonë me disa çështje dhe nënçështje në varësi të tematikës që shtron;
  10. Çështja e parë e çdo artikulli duhet të jetë “Hyrja”, në të cilën të jepet qëllimi dhe objektivat që e kanë shtyrë autorin për të shkruar artikullin dhe rëndësia e botimit të tij, parë në këndvështrimin e interesave të Fakultetit të Drejtësisë dhe të praktikës gjyqësore;
  11. Të gjithë titujt e çështjeve të jenë me “Bold” dhe shkrim “Times New Roman 11”. Datat të shkruhen sipas modelit: Data-Muaji-Viti. Titujt e çështjeve do të paraprihen nga numrat 1, 2, 3 etj.;
  12. Të gjithë titujt e nënçështjeve të jenë me shkrim “Italic” dhe “Times New Roman 11” dhe duhet të paraprihen nga numrat 1.1, 1.2, 1.3 etj.;
  13. Në fund të artikullit duhet të vendoset një çështje e posaçme me titull: Sugjerimet apo Konkluzionet;
  14. Konkluzionet duhet të jenë në formatin “Times New Roman 11”, me hapësirë midis rreshtave 1.15, “Justify”. Përfundimi duhet të sigurojë një sintezë të kontributeve kryesore të artikullit, rëndësinë e punës për industrinë dhe/ose shoqërinë dhe të sugjerojë kufizimet e mundshme dhe zgjerimin e kërkimit. Konkluzionet janë pjesa që lexuesi do të mbajë në mendje, prandaj pa të, punimi nuk është përfunduar. Në përfundim ju duhet të përmblidhni gjetjet dhe temat më të rëndësishme të analizuara në artikull. Konkluzioni duhet të jetë konciz dhe jo shumë i gjatë.
  15. Çdo artikull duhet të ketë të evidentuar edhe bibliografinë. Çdo artikull duhet të ketë të paktën 15 referenca, vepra dhe vendime gjyqësore. Renditja e referencave bëhet sipas rendit alfabetik, me shkrimin “Times New Roman 11”, “Hapësirë 1”, jo bold.

Për më tepër informacion rreth kritereve teknike të artikullit, ju lutem drejtohuni ne faqen e webit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në Rubrikën e kushtuar Revistës Shkencore, në linkun: https://fdut.edu.al/rregullorja-e-revistes/, ku gjendet dhe Udhëzuesi për Autorët.