Stafi akademik i Programit të ri të Masterit në Kriminologji morën pjesë në një një seminar të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Seminari u drejtuar nga Profesorja Kimberly McCabe, eksperte ndërkombëtare e kriminologjisë, nga Universiteti i Linçburgut, Virxhinia, SHBA dhe ne aktivitet morën pjesë rreth 30 akademikë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Sociale. Prof. McCabe u ftua të ndante përvojën e saj me stafin akademik të këtij Programi të ri të Masterit.

Aktiviteti ishte konceptuar në mënyrë të tillë që të zhvillonte kapacitetet dhe të ndihmonte për hartimin e sesioneve të ardhshme trajnuese për të njëjtin grup studentësh dhe akademikësh, që planifikohen të zhvillohen në periudhën shtator – tetor 2020.
Më 20 maj, Prof. McCabe mbajti edhe një leksion të hapur në lidhje me Viktimologjinë, ku morën pjesë rreth 90 studentëve të Programit të Masterit në Drejtësi Penale, nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës.
