Mosnjohja e ligjit nuk të shkarkon nga përgjegjesia ligjore ndoshta njohja shumë mirë e ligjit, po.
E drejtë CivileE drejtë PublikeE drejtë Penale

Historik
Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin “Instituti i Lartë Juridik”. Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet, si një nga të shtatë fakultetet, me emrin “Fakulteti i Drejtësisë”.
Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Këto degë përgatitnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore.
Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar.
Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Tani Fakulteti quhet “Fakulteti i Drejtësisë”.Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, sipas kriterit kronologjik, e kanë drejtuar dekanët: z. Luan Omari, z. Zija Xholi, z. Ismail Lleshi, z. Kudret Çela, znj. Valentina Zaçe, z. Kudret Çela, z. Ksenofon Krisafi, znj. Vasilika Hysi dhe, pas zgjedhjeve universitare, të zhvilluara për herë të parë në vitin 2000, përsëri z. Kudret Çela.Deri në vitet ’70, kohëzgjatja e studimeve ishte katërvjeçare, ndërsa, më pas, ajo u reduktua në tre vjet studime, të ndjekura nga një vit praktikë mësimore pranë organeve të drejtësisë.
Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye afati i studimeve katërvjeçare.
Pas viteve ’90, Fakulteti i Drejtësisë pësoi ndryshime të shumta. Përfshirja e nocioneve dhe e praktikave të reja të shtetit të së drejtës diktonte detyrimisht edhe reformimin e Fakultetit në aspektet akademike, shkencore, edukative dhe të kapaciteteve fizike.
Duke filluar nga viti 1991, planet dhe programet mësimore u ndryshuan dhe u hartuan sipas modeleve perëndimore, duke e përsosur më tej në vitet 1995, 1997 dhe 1999.
Gjatë viteve të fundit, numri i pranimeve në Fakultetin e Drejtësisë është rritur. Aktualisht, janë të regjistruar gjithsej 5000 studentë. Regjistrimi i studentëve bëhet pas konkurseve të pranimit, të cilat organizohen çdo vit. Studentët vazhdojnë studimet pranë këtij Fakulteti sipas sistemit të ditës (me shkëputje nga puna) dhe sistemit të korrespondencës, i cili nuk bën më pranime të reja që nga viti 1998.
Vite
Studentë
Programe Mësimore
Pedagogë
Misioni ynë
Nulla imperdiet sit amet magna. Vestibulum dapibus, mauris nec malesuada fames ac turpis velit, rhoncus eu, luctus et interdum adipiscing wisi. Aliquam erat ac ipsum. Integer aliquam purus. Quisque lorem tortor fringilla sed.
Quisque lorem tortor fringilla sed, vestibulum id, eleifend justo vel bibendum sapien massa ac turpis faucibus orci luctus non, consectetuer lobortis quis, varius in, purus. Integer ultrices posuere cubilia Curae, Nulla ipsum dolor lacus, suscipit adipiscing. Cum sociis natoque penatibus et ultrices volutpat. Nullam wisi ultricies a, gravida vitae, dapibus risus ante sodales lectus blandit eu, tempor diam pede cursus vitae, ultricies eu, faucibus quis, porttitor eros cursus lectus, pellentesque eget, bibendum a, gravida ullamcorper quam. Nullam viverra consectetuer.