Sekretaria Mesimore

  • Kur dalin datat e provimeve?

  • Kur dhe ku bëhen regjistrimet për provime?

  • Sa kredite duhen për të kaluar në vitin pasardhës?

  • Sa kredite ka një lëndë?

  • Sa kredite ka cikli i studimit?

  • Ku mund të ankohem për vlerësimin e provimit në X lëndë?

  • Ku mund të marr informacion për notat?

  • Si mund të frekuentojë një lëndë të prapambetur?

  • Sa herë përmirësohet një lëndë?

  • Si përllogaritet mesatarja për të përfituar bursë?

  • Kush e përfiton bursën e ekselencës?

  • Sa provime mund të jap në sezon të rregullt si student i mbartur?

  • Sa provime mund të jap në sezonin e paradiplomës?

  • Kur hapen sezonet ekstra?

  • Çfarë procedure duhet ndjekur për të aplikuar për program të dytë studimi?

  • Çfarë procedure duhet ndjekur për të aplikuar për transferim studimesh?

  • Çfarë procedure duhet ndjekur për t’u çregjistruar nga Fakulteti?

  • Si mund të bëhet ndryshimi i gjeneralitetit?

  • Ku mund të marrim informacion kur nuk funksionon faqja e Fakultetit?

  • Ku dhe si aplikohet për të marrë vërtetim studenti dhe vërtetim notash?

  • Ku dhe si aplikohet për të marrë programe mësimor?

  • Sa është pagesa e shkollës dhe ku duhet ta paguaj?

  • Ku mund ti gjejmë faturat e arkëtimit për kryerjen e pagesave?

  • Ku bëhen pagesat për tarifat e shkollimit dhe marrje dokumentacioni(në postë, në bankë)?

  • Ku dorëzohet mandat arkëtimi i pagesës së tarifës së shkollimit?

  • Ku ndodhet zyra e X pedagog dhe si mund të komunikoj me të?

    • Vërtetim Studenti 1 ditë

    • Vërtetim Notash deri 7 ditë

    • Përgatitja e kartonit të diplomës deri 3 muaj

    • Tërheqje e dokumentacionit të dorëzuar në momentin e përfundimit të studimeve deri 11 ditë

    • Kthim i dokumentave në rast çregjistrimi deri 7 ditë

    • Lloje të tjera dokumentash deri 7 ditë pune

 

 

Përgjigjet e pyetjeve që i adresohen zyrës së sekretarisë mësimore si më poshtë vijon:

  • Informacioni për notat merret në zyrën e informacionit. Në rastet kur studenti ka një problematikë me notën në X lëndë dhe zyra e informacionit nuk mundet ti jape përgjigje, studenti drejtohet për sqarime të mëtejshme në zyrën e sekretarisë mësimore ose tek pedagogu i lëndës.

Studenti që frekuenton më pak se 50% të seminareve të një lënde, shpallet përsëritës në atë lëndë. Në këtë rast ai duhet ta frekuentojë lëndën në vitin pasardhës duke bërë kërkesë në zyrën e sekretarisë mësimore për regjistrimin në një grup mësimor për frekuentimin e kësaj lënde.

  • Në çdo program dhe cikël studimi për rishikim note studenti provohet vetëm një herë.

  • Bursa llogaritet duke u bazuar në mesataren e ponderuar, e cila llogaritet: (notë x kredit):kredit.
  • Studentët e mbartur në sezonin e rregullt japin provim në lëndët, për të cilat janë shpallur datat e provimeve nga Dekani.

Për çdo sezon paradiplome afishohen datat zyrtare ku sqarohet edhe sa kredite duhet të shlyejë maksimumi një student.

  • Aplikimet për program të dytë studimi dhe transferim studimesh rregullohen me akte dhe udhëzime, të cilat shpallen në faqe zyrtare për çdo vit akademik.

  • Për të kryer procedurat e çregjistrimit nga Fakulteti duhet të bëni një deklaratë noteriale ku citohet se kërkoni të kryeni me dëshirën tuaj çregjistrimin nga Fakulteti i Drejtësisë, UT. Bashkëlidhur me të dhe një kërkesë tuajën e dorëzoni në protokoll. Pas këtyre procedurave dhe verifikimeve përkatëse Dekani shqyrton kërkesë tuaj për çregjistrim.

  • Kur ju ndryshoni gjeneralitetet tuaja në gjendjen civile gjatë periudhës kur jeni student i Fakultetit të Drejtësisë, UT duhet të dorëzoni në Degën Mësimore të Rektoratit, UT :

  • Çertifikatën e lëshuar nga gjendja civile, ku është shënuar ndryshimi i gjeneralitetit tuaj.

  • Vërtetim studenti lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë, UT.

  • Kopje e kartës së identitetit.

Pas dorëzimit të këtyre dokumentave nga Rektorati, UT përcillet në Fakultetin e Drejtësisë praktika shkresore në lidhje me kërkesën tuaj.

Për procedurat e aplikimit për tu pajisur me vërtetim studenti dhe vërtetim notash drejtohuni në zyrën e Informacionit.