Anëtar i bibliotekës mund të bëhet çdo student i Fakultetit të Drejtësisë të UT, studentë të masterit shkencor dhe profesional, doktorantë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë të UT.

Për të qënë anëtar i bibliotekës sonë nevojiten këto dokumente :

– Dokument identifikimi (kartë identiteti/ pasaportë/ çertifikatë personale)

– 2 foto dokumenti

– Vërtetim studenti/kartë studenti

Anëtarësimi kryhet pa pagesë. Çdo anëtar i bibliotekës mbi bazën e dokumentave pajiset me kartën e anëtarësisë dhe u mundëson atyre të shfytëzojnë literaturën si në ambjentet e bibliotekës dhe jashtë saj.

Përveç anëtarëve të bibliotekës, literaturën  mund ta shfytëzojnë dhe përdorues të tjerë brenda ambienteve të saj gjyqtarë, studentë të Shkollës së Magjistraturës, punonjës shkencorë, studentë dhe pedagogë të universiteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit sipas rregullores së bibliotekës.