Huazimi i materialeve bibliotekare është një nga shërbimet kryesore të bibliotekës që i ofrohet përdoruesve të saj. Ky proces është një praktikë pune e bibliotekës që ka të bëjë me dhënien hua, marrjen dhe kthimin nga lexuesi të njësive bibliotekare për shfrytëzimin në mjediset e bibliotekës dhe jashtë saj për një afat të caktuar.
Huazimi i materialeve në Bibliotekën e Fakultetit të Drejtësisë, kryhet sipas sistemit manual.
Huazohen librat që ndodhen në fondin e bibliotekës, përveç librave unikë, punimeve të doktoraturave dhe mikrotezave (MND), revistave dhe Fletoreve Zyrtare.
Librat huazohen nga 2-14 ditë, me të drejtë shtyrjeje dhe për më tepër nëse shihet e domosdoshme. Huazimi i librave bëhet në bazë të një marrëveshjeje që punonjëset e bibliotekës vendosin me përdoruesin. (shih rregulloren e bibliotekës).