Departamenti i së Drejtës Civile

Prof. Dr Kestrin Katro (Përgjegjëse e Departamentit Civil)

Prof. Dr Kestrin Katro (Përgjegjëse e Departamentit Civil)
Prof. Dr Kestrin Katro është diplomuar në Drejtësi në vitin 1994 me rezultate të shkëlqyera pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në këtë Universitet ajo ka përfunduar edhe studimet master në vitin 2003 dhe ato doktorale në vitin 2009 duke fituar gradën shkencore “Doktor”. Në vitin 2002 ajo është specializuar në Universitetin e Nebraskës, Linkoln (ShBA) për mësimdhënie në programet master dhe doktoraturë. Gjatë viteve 2008-2011 ka bërë kërkime shkencore në Universitetin “Sapienza” të Romës, Itali.
Fusha e saj e studimit dhe e kërkimit përfshin të drejtën e detyrimeve dhe kontratave, të drejtën e falimentimit dhe të drejtën e biznesit. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor.
Është bashkautore apo drejtuese e disa projekteve shkencore.Nga viti 1994 deri në vitin 2000 ajo ka punuar në administratë publike (Bashkia e Tiranës, Ministria e Transportit dhe Tregtisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).
Nga viti 2000 e më pas është personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, ku gjatë viteve 2008-2020 ka mbajtur detyrën e Zëvendësdekanes. Gjatë periudhës 2016-2020 ka qenë anëtare e Senatit Akademik të UT-së.
Gjatë periudhës 2008-2015 ka qenë anëtare e Këshillit të Fakultetit të Drejtësisë. 2015-2019 ka qenë anëtare e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë. Ajo ka një kontribut të madh institucional me pjesëmarrje në shumë komisione të ndryshme në Fakultetin e Drejtësisë apo në rang universiteti. Ka dhënë kontribut në hartimin e shumë prej kurrikulave të reja në Fakultetin e Drejtësisë.
Që nga viti 2015 mban titullin “Profesor”. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Profesor i asociuar”.Prof.Dr. Kestrin Katro ka marrë pjesë në një sërë tryezash për diskutim të projekt-ligjeve të ndryshme (sidomos ato të organizuara nga Kuvendi i RSH-së), ka dhënë opinione ligjore apo ka hartuar oponenca për ligje apo akte nënligjore.
Gjithashtu, ajo ka eksperiencë si vlerësuese e programeve të studimit në arsimin e lartë, pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Prof.Dr. Kestrin Katro është autore e një sërë punimesh shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Email: [email protected]

Prof. Dr. Ardian Nuni

Prof. Dr. Ardian Nuni
Prof. Dr. Ardian Nuni ka përfunduar studimet me Medalje Ari pranë Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës, Dega Drejtësi, në vitin 1991.Veç veprimtarisë së gjatë akademike, funksionit si zëvendësdekan i FDUT dhe Drejtues i Departamentit të së Drejtës Civile, ai ka shërbyer gjithashtu si gjyqtar në Korçë, gjyqtar dhe zv. kryetar i Gjykatës së Tiranës, gjyqtar dhe Kryetar i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe ka ushtruar për shumë vite profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Ka qenë anëtar i një vargu komisionesh për hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit, përfshirë Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Aktualisht është Profesor i së Drejtës Civile në FDUT.
Email: [email protected]

Prof. Dr. Argita Malltezi

Prof. Dr. Argita Malltezi
Prof. Argita Malltezi është diplomuar shkëlqyeshëm summa cum laude në korrik 1995 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1996 mbaroi studimet master Cum Laude pranë Universitetit Katolik në Leuven, Belgjikë.
Në maj 2009 ka mbrojtur tezën e doktoratës në fushën e Qeverisjes së Korporatave. Aktualisht mban titullin akademik ‘Profesor’ dhe është titullare e së drejtës tregtare dhe së drejtës së biznesit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Prof. Malltezi ka kryer një sërë hulumtimesh shkencore pranë Universitetit të Bordosë (Bordeaux), si edhe pranë Institutit Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe Ndërkombëtare Private në Hamburg. Ajo është autore e disa teksteve për të drejtën e shoqërive tregtare dhe të drejtën e biznesit. Fushat e saj të kërkimit janë shoqëritë tregtare, qeverisja e tyre, rregullimet e titujve financiarë, bashkimi i shoqërive tregtare dhe e drejta e koncesioneve.
Email: [email protected]

Prof. Dr. Eriona Katro

Prof. Dr. Eriona Katro
Prof. Eriona Katro është diplomuar në Drejtësi në vitin 2006 me rezultate të shkëlqyera pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës. Në këtë Universitet ajo ka përfunduar dhe studimet doktorale në vitin 2010 duke fituar gradën shkencore “Doktor”. Po në të njëjtin Universitet ajo ka kryer dhe studimet e postdoktoratës. Fusha e saj e studimit dhe e kërkimit përfshin të drejtën e konkurrencës dhe të drejtën private evropiane.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor. Gjatë studimeve të doktoratës ajo është angazhuar si asistent-lektore pranë Departamentit të së drejtës së ekonomisë në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Nga muaji shkurt 2009 deri në nëntor 2014 ka punuar si personel akademik me kohë të plotë pranë Albanian University, ku ka mbajtur edhe postin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, si edhe postin e Zëvëndës-Rektorit. Më pas ka punuar si personel akademik me kohë të plotë pranë Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 2016 është personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Që nga viti 2015 mban titullin “Profesor” dhe që nga viti 2012 mban titullin “Profesor i asociuar”.
Zonja Katro ka punuar edhe si eksperte në hartimin e projekt-ligjit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Gjithashtu ajo ka përvojë si vlerësuese e programeve të studimit në arsimin e lartë, pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Ajo është autore e një sërë punimesh shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Email: [email protected]

Prof. Dr. Nada Dollani

Prof. Dr. Nada Dollani
(Përgjegjëse e Departamentit Civil)
Prof. Dr. Nada Dollani (Përgjegjëse e Departamentit Civil) përfundoi studimet universitare dhe doktorale pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ajo ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që prej vitit 2001, pranë departamentit të së drejtës civile, FDUT. Pas mbrojtjes së doktoratës në fushën e së drejtës së pronësisë në vitin 2009, ajo ka vazhduar hulumtimin shkencor në fushën e së drejtës private pranë qendrave shkencore, si Instituti Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe Ndërkombëtare Private në Hamburg, Universiteti i Bolonjës, Europa-Kolleg Hamburg etj., me mbështetjen e programeve kërkimore të organizuara nga Shoqëria Max Planck, DAAD dhe Erasmus Mundus. Prof. Dollani ka qenë anëtare aktive e Forumit të së Drejtës Civile për Europën Juglindore të ngritur dhe mbështetur nga GIZ, i cili ka botuar një sërë vëllimesh të rëndësishme të punimeve shkencore në fushën e së drejtës civile gjatë viteve 2009-2014. Ajo ka qenë promotore e bashkëpunimit të departamentit të së drejtës civile me një varg institucionesh dhe organizatash të huaja ku nga më kryesoret dallohen: Instituti Max-Planck, Hamburg; Deutsche Gesellschaft für Internacionale Zusammenarbeit (GIZ); Deutscher Akademischer Austauschdienst (DAAD); Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) etj. Aktualisht Prof. Dollani është e angazhuar në disa projekte në kuadër të “Justice Program” 2014-2020, të Bashkimit Europian, ku ka dhënë kontribut për përfshirjen e UT-së si partner përkrah universiteteve më të mira europiane. Fushat e saj të studimit përfshijnë të drejtën civile të krahasuar, të drejtën private europiane, si edhe kontratat konsumatore.
Prof. Dollani ka qenë dhe është anëtare e bordeve, komisioneve, forumeve dhe organizatave të ndryshme operative në fushat e saj të ekspertizës, si: anëtare e Këshillit drejtues të Institutit të së Drejtës Europiane, me qendër në Vienë, Austri (ELI); anëtare e bordit editorial të revistës shkencore juridike rajonale “SEE Law Journal”, mbështetur nga fondet e Komisionit Europian (programet Erasmus+ Jean Monnet Associations); anëtare e jashtme e komisionit për përgatitjen e Kodit Civil të Maqedonisë, të ngritur pranë Akademisë së Shkencave në Shkup; anëtare e Forumit të së Drejtës Civile të Europës Juglindore, të themeluar nga GTZ/GIZ, aktiv gjatë viteve 2009-2014; anëtare e shoqatës “Friends of the Hamburg Max-Planck-Institute for Comparative and International Private Law”; dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Tiranë. Ajo ka qenë anëtare e Bordit të Administrimit të UT, ndërsa aktualisht është anëtare e Senatit Akademik të UT-së dhe Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Civile.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Flutura Kola (Tafaj)

Prof. Asoc. Dr. Flutura Kola (Tafaj)
Prof. asoc. Flutura Kola Tafaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1995 dhe ka përfunduar studimet master në po atë fakultet në vitin 2004.
Në vitin 2009 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT me temë mbi vendimin e arbitrazhit, kundërshtimin dhe ekzekutimin e tij.
Prej vitit 2012 mban titullin akademik “Profesor i asociuar”. Është titullare e lëndëve “Procedurë civile”, “Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve” dhe “Arbitrazhi Ndërkombëtar”.
Ka kryer një sërë vizitash kërkimore jashtë shtetit, si në Universitetin Suffolk, Boston, Massachusetts, SHBA; Universitetin “Montesquie Bordeaux IV”, Bordo, Francë; Institutin Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe Ndërkombëtare Private, Hamburg, Gjermani; IDLI dhe UNIDROIT, Romë, Itali etj.; si edhe ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo ka botuar artikuj të shumtë shkencorë në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe është autore e një vargu tekstesh për të drejtën e procedurës civile dhe zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve.
Që prej vitit 2007 ajo është eksperte dhe personel akademik me kohë të pjesshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu është angazhuar si eksperte ligjore në shumë projekte rajonale dhe ndërkombëtare.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Maksim Qoku

Prof. Asoc. Dr. Maksim Qoku

Prof. Asoc. Eneida Sema

Prof. Asoc. Eneida Sema
Prof. Asoc. Eneida Sema është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2001. Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e së drejtës së punës që prej vitit 2002. Studimet e thelluara pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2005. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në trajnime të organizuara nga Fakulteti i Drejtësisë, të zhvilluara jashtë vendit me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.
Në vitin 2005 i është akorduar Titulli “Avokat” pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe është autore monografish dhe botimesh në revista shkencore kombëtare e të huaja. Prof. Asoc. Eneida Sema ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” në vitin 2010, ndërsa në vitin 2013 i është akorduar titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Aktualisht vazhdon të mbajë pozicionin e titullares në lëndën “E drejtë e punës” pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Email:[email protected]

Prof. Asoc. Dr. Ilda Melo

Prof. Asoc. Dr. Ilda Melo
Prof. asoc. Ilda Kovaçi (Melo), lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, nga viti 2005. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Drejtësi në vitin 2000 pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2005 ka përfunduar studimet e thelluara pasuniversitare (SHPU) në fushën e së Drejtës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, në fushën e së drejtës familjare. Në vitin 2013 ka marrë titullin akademik “Profesor i asociuar”. Prej vitit 2002 mban titullin “Avokat”. Përveç karrierës akademike, ka përvojë të gjatë në këshillimin ligjor duke bashkëpunuar si eksperte e jashtme në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me UNICEF, REC ALBANIA, RTSH, me Shoqatën e Grave Juriste etj. Fushat e saj të interesit përfshijnë çështjet që lidhen me marrëdhëniet familjare, si edhe me çështjet që lidhen me pronësinë intelektuale. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, është autore e teksteve mësimore dhe monografive, si edhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushave të saj të interesit. Nga viti 2010 e në vazhdim në Departamentin e së Drejtës Civile të Fakultetit të Drejtësisë, UT, është titullare e lëndëve “E drejta e tokës”, Sistemi i përkujdesjes sociale për të miturit”, dhe “Planifikim i territorit”.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Anjeza Liçenji

Prof. Asoc. Dr. Anjeza Liçenji
Prof. asoc. Anjeza Liçenji është diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza” Romë, Itali, në vitin 2006. Ajo ka mbaruar studimet Master i nivelit të dytë në vitin 2008, po në Universitetin “La Sapienza”, Romë me rezultate maksimale.
Prof. asoc. Liçenji ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në shkencat juridiko-civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2013, me temën “Kontrata e dhurimit në legjislacionin shqiptar” dhe prej vitit 2015 mban titullin “Profesor i asociuar”.
Prej vitit 2008 është lektore pranë Departamentit Civil, e angazhuar në mësimdhënie në sistemin Bachelor dhe Master.
Anëtare e Komisionit të Përhershëm për dhënien e gradës “Doktor” prej vitit 2019.
Autore e një numri të madh kumtesash shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është pjesëmarrëse dhe anëtare bordi e një sërë projektesh si dhe është angazhuar si eksperte në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, si Ministria e Drejtësisë. Aktualisht Prof. asoc. Liçenji është anëtare e Bordit të Administrimit, UT.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Ervis Çela

Prof. Asoc. Dr. Ervis Çela
Prof. asoc. Ervis Çela u diplomua pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, me titullin “Jurist” dhe u vlerësua me Medalje Ari, në vitin 2007. Në vitin 2011 përfundoi studimet Master me rezultate të shkëlqyera dhe u nderua me Medalje Ari. Qysh prej vitit 2009 mban titullin “Avokat”. Në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor” vlerësuar maksimalisht, në shkencat juridiko-civile, ndërsa në vitin 2015 mbron titullin shkencor “Profesor i asociuar”. Pas një përvoje disavjeçare në administratën shtetërore si ekspert jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, në vitin 2011 punësohet si personel akademik me kohë te plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Civile. Prej vitit 2019 është anëtar i Komisionit të Përhershëm të dhënies së gradës shkencore “Doktor”.
Është pjesëmarrës në një numër të konsiderueshëm konferencash brenda dhe jashtë vendit dhe autor i një numri të madh artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kërkimore në të cilat është i fokusuar përfshijnë të drejtën ndërkombëtare private, te drejtën private europiane, pronësinë industriale etj.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Ersida Teliti

Prof. Asoc. Dr. Ersida Teliti
Prof. asoc. Ersida Teliti është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2008. Në vitin 2006, Prof. asoc. Teliti është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me medalje të artë. Në vitet 2006-2008 ajo ka qenë pjesë e personelit akademik të Universitetit të Durrësit. Fushat e saj të kërkimit janë fokusuar kryesisht në të drejtën e detyrimeve dhe të kontratave, të drejtën e transportit, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Prof. asoc. Teliti është Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Konsumatori shqiptar”. Ajo ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me fokus mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve shqiptarë. Është eksperte në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në studime të organizuara nga institute kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zotëron licencën e avokates, ndërmjetëses dhe auditueses së brendshme.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Juljana Bylykbashi

Prof. Asoc. Dr. Juljana Bylykbashi
Dr. Juliana Bylykbashi ka përfunduar studimet universitare në vitin 1996 me rezultate shumë të mira. Fillimisht, e angazhuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Centralizimit, si juriste dhe në vitet në vazhdim, e angazhuar për një kohë të gjatë në fushën e shoqërive tregtare, si përfaqësuese ligjore, ku ka zhvilluar ekspertizë të veçantë në çështjet civile, administrative dhe në të drejtën tregtare, si dhe në të drejtën e punës, duke marrë pjesë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë, si dhe në proceset e zhvilluara në Qendrën Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit(MEDART).
Që prej vitit 2008 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Në tetor të vitit 2008 e në vazhdim, e angazhuar në mësimëdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, dhe në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2011, ka kryer studimet në “Master” në Shkencat Juridike Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Në shtator të vitit 2014, ka marrë gradën shkencore “Doktor” i Shkencave Juridike Civile.
Autore e një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencor të botuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Petrina Broka

Prof. Asoc. Dr. Petrina Broka
Dr. Petrina Broka, ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në vitet akademike 2001-2005, duke u vlerësuar me medalje të artë. Gjatë viteve të studimeve universitare ka punuar pranë organizatave të shoqërisë civile, si “Shërbimi ligjor falas”, “Qendra kundër traumës dhe torturës” etj.
Me përfundimin e Fakultetit të Drejtësisë, ka punuar si pedagoge në Departamentin e Shkencave Juridike, të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, pranë Albanian University. Që prej vitit 2006 ajo është avokate dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2008 ka përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, UT, me rezultate të shkëlqyera. Që nga tetori 2008 e në vazhdim punon si personel akademik efektiv në Departamentin e së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Në vitin 2013 ajo fiton gradën shkencore “Doktor i shkencave”.
Dr. Petrina Broka është autore e një sërë studimesh, artikujsh shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kryesore të studimit e kërkimit përfshijnë të drejtën e procedurës civile, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve, klinikën e ligjit, të drejtën e konkurrencës dhe zbatimin privat të saj etj.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Laura Vorpsi

Prof. Asoc. Dr. Laura Vorpsi
Dr. Laura Vorpsi (Çami) ka përfunduar studimet e larta universitare në vitin 2009, ndërsa në vitin 2010 ka kryer studimet në programin Master në “EU Business Law”. Dr. Vorpsi ka marrë gradën shkencore “Doktor” në shkencat juridike dhe fusha e saj kërkimore shkencore është në të drejtën ndërkombëtare private. E përfshirë në një sërë angazhimesh akademike brenda dhe jashtë vendit, si edhe autore e disa botimeve dhe artikujve shkencorë, Dr. Vorpsi vijon që prej vitit 2010 punën si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë.
Email: [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj

Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj
Prof.Asoc.Dr. Jonida Rystemaj është lektore në lëndët “E drejta e shoqërive tregtare” dhe “E drejta tregtare” pranë Fakultetit të Drejtësisë që prej tetorit 2008. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (UT) në vitin 2007. Në 2011 ka përfunduar studimet në masterin “EU Business Law”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, një program rajonal i financuar nga GIZ.
Më tej, në vitin 2013 ka përfunduar studimet e doktoratës në sferën e instrumenteve financiare dhe financimit të korporatave. Dr. Rystemaj ka zhvilluar vizita studimore pranë Universitetit të Pittsburgh-ut (janar-maj 2013) dhe periodikisht ka zhvilluar kërkime pranë Institutit Max Planck për të drejtën e krahasuar dhe ndërkombëtare private në Hamburg, Gjermani (2012, 2014 dhe 2016). Përpos këtyre angazhimeve, Dr. Rystemaj është përfshirë edhe si eksperte pranë organizatave të shoqërisë civile dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë. Fushat e saj të interesit përfshijnë të drejtën e shoqërive tregtare, të drejtën tregtare, të drejtën e krahasuar në shoqërive tregtare, instrumentet financiare, të drejtën tregtare në Bashkimin Europian etj.
Email: [email protected]
Prof. Asoc. Dr. Renata Tokrri
Prof. Asoc. Dr. Renata Tokrri

Prof. Asoc. Dr. Artan Spahiu

Prof. Asoc. Dr. Artan Spahiu
Artan SPAHIU
Ka lindur më 2 mars 1977 në Vlorë, Shqipëri. Ka kryer studimet universitare për drejtësi me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Elbasanit “A.Xhuvani”, në vitin 1999 dhe studimet pasuniversitare për Shkenca Juridike, profili “E drejtë biznesi”, me të njëjtat rezultate, në vitin 2011. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën “E Drejtë Arbitrazhi”, në Prill 2015. Gjatë periudhës Gusht 1999 – Nëntor 2010 ka punuar në Sektorin Juridik dhe Auditues të Prefektit të Qarkut Elbasan dhe si Drejtor Juridik në Këshillin e Qarkut Elbasan. Nga Nëntori 2010 deri në Gusht 2022 ka qenë pedagog me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”, ku ka lektuar në lëndët “E drejta civile” dhe “E drejta e arbitrazhit”. Nga gusht 2022 deri në janar 2024 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Nga janari i vitit 2024 e deri më tani është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku lekton në lëndët “E Drejtë Civile e Krahasuar” dhe “E Drejtë Biznesi”.
Ai është autor i monografisë me titull “Instrumentet ligjore për zbatimin e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar në Shqipëri”, si dhe i shumë artikujve në fushën e arbitrazhit dhe të së drejtës kontraktuale, të tilla si: “The New York convention versus Albanian legal framework on the recognition and enforcement of international arbitral awards”; “Arbitration proceedings under international regime – an overview on the Albanian legislation”; “The sui generis mechanism of dispute settlement in the World Trade Organization”; “Alternative Dispute Resolution and the Albanian legal reality”; “Types of international arbitral awards and their effects, focusing on two case studies: arbitral award on case “La Petrolifera Italo-Rumena” vs Republic of Albania (2007) and arbitral award on case “DIA Ltd. vs OSHEE sh.a” (2015)”; “Leasing contracts and the legal-economic characteristics of this efficient financial instrument in the Albanian reality”; “Coexistence of the legal features of public and private law in the administrative contracts of the public procurement in Albania”; “Public-Private Partnership: An Analysis of the Legal Features of PPP Instrument in the Albanian Reality”.
Avokat që nga viti 2005 dhe aktualisht ushtron veprimtarinë profesionale si avokat dhe konsulent në fushën e të drejtës civile dhe administrative.
Interesat kërkimore dhe akademike:
E Drejta Civile, E Drejta e Kontratave, E Drejta e Detyrimeve, E Drejta e Arbitrazhit, Arbitrazhi Ndërkombëtar.
Artan SPAHIU
He was born on March 2, 1977, in Vlora, Albania. He completed university studies in law with excellent results at the University of Elbasan “A.Xhuvani”, in 1999 and the postgraduate studies in Legal Sciences, “Business Law” profile, with the same results in 2011. He attained the “Doctor of Science” degree in Arbitration Law, on April 2015. During the period August 1999 – November 2010, he worked in the Legal and Audit Sector of the Prefect of Elbasan Region and as Chief of the Legal Department in the Elbasan Regional Council. From November 2010 to August 2022 he was a full-time lecturer in the Department of Law, Faculty of Economics, University of Elbasan “A. Xhuvani”, where he teached law subjects such as “Civil law” and “Arbitration Law”. From August 2022 to January 2024, he was the General Director of the National Agency for Financing of Higher Education at the Albanian Ministry of Education and Sport. From January 2024 up to now he is full-time lecturer in the Department of Civil Law, Faculty of Justice, University of Tirana where he teaches Comparative Civil Law and Business Law.
He is the author of the monograph entitled “Legal instruments on enforcement of international arbitral awards in Albania”, as well as of many articles in the field of arbitration and contract law, such as: “The New York convention versus Albanian legal framework on the recognition and enforcement of international arbitral awards”; “Arbitration proceedings under international regime – an overview on the Albanian legislation”; “The sui generis mechanism of dispute settlement in the World Trade Organization”; “Alternative Dispute Resolution and the Albanian legal reality”; “Types of international arbitral awards and their effects, focusing on two case studies: arbitral award on case “La Petrolifera Italo-Rumena” vs Republic of Albania (2007) and arbitral award on case “DIA Ltd. vs OSHEE sh.a” (2015)”; “Leasing contracts and the legal-economic characteristics of this efficient financial instrument in the Albanian reality”; “Coexistence of the legal features of public and private law in the administrative contracts of the public procurement in Albania”; “Public-Private Partnership: An Analysis of the Legal Features of PPP Instrument in the Albanian Reality”.
Lawyer since 2005 and currently exercises professional activity as a lawyer and consultant in civil and administrative law.
Academic and Research Interests
Civil Law, Contract Law, Law of Obligations, Arbitration Law, International Arbitration.

Dr. Armela Kromiçi

Dr. Armela Kromiçi
Dr. Armela Kromiçi që nga shtatori i vitit 2020 është zëvendësdekane për programin e ciklit të tretë, titujt akademikë dhe kërkimin shkencor e projektet. Prej vitit 2010, ajo është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2006, ajo u diplomua në Fakultetin e Jurisprudencës “Federico II”, Napoli, Itali. Në vitin 2011 dha me sukses provimin e Avokatisë duke u pajisur me Certifikatën e Aftësisë për Ushtrimin e Profesionit të Avokatit nga Gjykata e Apelit të Napolit. Në vitin 2015 fitoi gradën shkencore “Doktor” me disertacionin me titull “Qeverisja e mirë e shoqërive tregtare që operojnë në tregun financiar jobankar dhe kontrolli publik i tyre”. Ajo është autore e disa artikujve të botuar në revista shkencore, si edhe bashkautore e një teksti mësimor që analizon jurisprudencën shqiptare mbi shoqëritë tregtare dhe veprimtarinë e tyre. Fushat kryesore të kërkimit të saj janë e drejta e shoqërive tregtare, e drejta e biznesit dhe qeverisja e mirë e shoqërive tregtare.
Email: [email protected]

Dr. Silvana Çinari

Dr. Silvana Çinari
Dr. Silvana Çinari është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2008 dhe ka përfunduar studimet Master i nivelit të dytë “EU Business Law” në po atë fakultet (2011). Në 2015 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT me temë mbi masat e sigurimit të padisë në procesin gjyqësor civil dhe të arbitrazhit. Ajo zotëron edhe një master LL.M. në “Zgjidhjet ndërkombëtare të mosmarrëveshjeve” në Universitetin e Gjenevës dhe Institutin e Lartë të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Zhvillimit, Gjenevë, Zvicër (2020). Është autore e disa punimeve të botuara në revista shkencore dhe të referuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe bashkautore e një teksti universitar mbi zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve. Gjithashtu ka kryer një sërë kualifikimesh afatshkurtra dhe vizita kërkimore në Francë, Holandë, Gjermani. Është pjesëmarrëse në një sërë projektesh vendase dhe të huaja. Prej vitit 2010 është lektore në lëndët “Procedura Civile”, “Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar”.
Email: [email protected]

Dr. Xhensila Kadi

Dr. Xhensila Kadi
Dr. Xhensila Kadi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza” Romë, Itali, në vitin 2006. Ajo ka mbaruar studimet Master i nivelit të dytë në “E drejta tregtare ndërkombëtare” (2007) në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i së Drejtës Private dhe Komunitare.
Dr. Kadi është promovuar me gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Juridike Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2014.
Ajo ka botuar disa punime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore. Është angazhuar si eksperte në fushën e ndryshimeve ligjore nga Ministria e Drejtësisë.
Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Aktualisht është lektore e së drejtës familjare. Fushat e saj të kërkimit janë: e drejta familjare dhe e drejta tregtare.
Email:[email protected]

Dr. Eniana Qarri

Dr. Eniana Qarri
Dr. Eniana Qarri është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitit 2008 me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka mbaruar studimet Master i nivelit të dytë në të Drejtë Civile (2011) pranë po këtij fakulteti.
Dr. Qarri ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Juridike Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2015, në fushën e regjimeve pasurore martesore. Ajo ka realizuar disa vizita kërkimore në Institutin Max Planck për të drejtën e krahasuar dhe ndërkombëtare private, Hamburg, në kuadrin e studimeve të saj doktorale dhe post-doktorale (2013, 2015, 2016).
Ajo ka botuar disa punime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është angazhuar si eksperte në fushën e ndryshimeve ligjore nga Ministria e Drejtësisë.
Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Aktualisht është lektore e lëndës “E drejta familjare”. Fushat e saj të kërkimit janë: e drejta familjare, e drejta e trashëgimisë dhe e drejta ndërkombëtare private.
Email: [email protected]

Dr. Ilda Muçmataj

Dr. Ilda Muçmataj
Dr. Ilda Muçmataj, lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile që prej vitit 2008. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2007, studimet pasuniversitare në vitin 2011 dhe studimet e doktoratës në vitin 2015 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Studimet e doktoratës i ka kryer në lëmin e shitjes ndërkombëtare të mallrave.
Dr. Muçmataj ka mbajtur një sërë kumtesash në konferenca shkencore dhe ka botuar një sërë artikujsh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka qenë pjesëmarrëse në projekte të organizmave e shoqatave vendase e të huaja. Është angazhuar në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike të tilla si Ministria e Drejtësisë. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit shkencor shtrihen në të drejtën ndërkombëtare private, aspekte të caktuara të së drejtës së punës dhe në të drejtë civile.
Email: [email protected]
Dr. Xhenis Sina
Dr. Xhenis Sina
Xhenis Sina, PhD
Departamenti Civil
Xhenis Sina është pedagoge e brendshme pranë Departamentit Civil, Fakulteti i Drejtësisë. Mbajtëse e gradës “PhD”, Universiteti i Sofias, Bullgari,2023. Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Licencuar si “Ndërmjetëse” nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit dhe si “Avokate” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë me lic. nr.11379. Është diplomuar me rezultate të larta, në programin e studimeve “Master Shkecor” dhe “Bachelor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, si botuese e artikujve kur ndër to mund të përmenden “Settlement of financial and banking disputes by arbitration”,2022, “Agreement to arbitrate financial disputes between companies,2022” etj.
Interesat profesional të saj ndër të tjera,përfshijnë zhvillimin e kuadrit ligjor të tregjeve financiare jo-bankare, si rezultat edhe i eksperiencës pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Xhenis Sina, PhD
Civil Department
Xhenis Sina is a full-time lecturer at the Civil Department, Faculty of Law, University of Tirana. Holder of the “PhD” degree, University of Sofia, Bulgaria, 2023. External lecturer at the Faculty of Social Sciences, University of Tirana. Licensed as “Mediator” by the National Chamber of Mediation and as “Lawyer” by the National Chamber of Advocacy with license. no. 11379. Master’s and Bachelor graduate with high results, from the Faculty of Law, University of Tirana.
Participant in various international conferences, as a publisher of articles when among them are mentioned “Resolution of financial and banking disputes by arbitration”, 2022, “Agreement to arbitrate financial disputes between companies, 2022” etc.
Her other professional interests include fostering perception of the legal framework of non-banking financial markets, as a result of her experience at the Financial Supervision Authority.
Dr. Rezarta Bitri
Dr. Rezarta Bitri

Donalb Xibraku

Donalb Xibraku
Donalb Xibraku, është punësuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës pranë Departamentit të së Drejtës Civile në korrik të vitit 2019, në pozicionin e asistent-lektorit me kohë të plotë. Ka përfunduar studimet universitare të ciklit të parë në vitin 2016, dhe studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave në të Drejtën Civile” në vitin 2018, po pranë këtij Fakulteti.
Përpara punësimit në Fakultetin e Drejtësisë, Z. Xibraku që prej vitit 2016 ka qenë i atashuar në rolin e asistentit ligjor pranë disa studiove private ligjore dhe ku më pas, pas fitimit të titullit “Avokat” është punësuar nga studio ligjore “Haxhia&Hajdari” në tetor të vitit 2018.
- Xibraku ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe është autor i disa artikujve dhe punimeve shkencore në fushën e së drejtës civile, të botuara pranë revistave juridike kombëtare dhe të huaja.

Sara Hoxha

Sara Hoxha
Sara Hoxha ka përfunduar studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 ka përfunduar me rezultate të larta studimet në sistemin Bachelor dhe në vitin 2017 studimet në sistemin Master Shkencor. Sara prej katër vitesh ka qënë e angazhuar si asistente lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile, ku ka asistuar në zhvillimin e seminareve të lëndës ‘E Drejtë Ndërkombëtare Private’. Sara ushtron edhe profesionin e avokates si edhe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Email:[email protected]

Armela Maxhelaku

Armela Maxhelaku
Armela Maxhelaku ka përfunduar studimet e larta universitare në vitin 2012, e më tej ato të nivelit Master Shkencor në të Drejtë Civile në vitin 2014 me rezultate të shkëlqyera, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2015 është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, UT dhe njëkohësisht si nëpunëse civile në menaxhimin e fondeve të huaja në administratën publike.
Nga viti 2019 është punësuar si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Civile.
Prej vitit 2020 Armela është në proces doktorate pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Freiburg-ut, Gjermani, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jan von Hein, në fushën e së drejtës ndërkombëtare private.
Email:[email protected]

Inva Çela

Inva Çela
Inva Çela Koçiaj ka përfunduar ciklin e studimeve bachelor në drejtësi në vitin 2011 dhe ka përfunduar me rezultate te shkëlqyera masterin shkencor në degën “E drejtë civile” në vitin 2013. Ka qenë e angazhuar si personel akademik me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Tiranës prej rreth 7 viteve. Ka përvojë pune disa vjeçare si juriste në institucione të administratës publike, ka ndjekur disa programe trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka marrë pjesë në shumë grupe pune. Autore e disa shkrimeve shkencore. Ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë në vitin 2020.
Email:[email protected]

Griselda Muhametaj

Griselda Muhametaj
Griselda Muhametaj, e diplomuar juriste nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës ne 2003, aktualisht është mbajtëse e Diplomës se nivelit të dytë Master në Administrim Publik, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2009 është mbajtëse e titullit “Avokat” dhe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve.
Ajo ka marrë pjesë në specializime të ndryshme sipas fushës së saj të interesit, si kursi i specializuar në Budua, Mali i Zi, për “Sigurimet Shoqërore”; kursi i specializuar në Sirakuzë, Sicili, për “Terrorizmin, luftërat e reja dhe përgjigjet e së drejtës ndërkombëtare penale”; kursi i Specializuar në të drejtën ndërkombëtare penale: “Burimet e së drejtës dhe aspektet ligjore”.
Gjatë 2003-2007 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Shëndetësisë për projekte të ndryshme, si p.sh. ai i përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Europian, apo ai i “Financimit të sistemit shëndetësor parësor” etj. Gjatë viteve 2013-2014 ajo ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme te
Tatimeve si inspektore e parë në Drejtorinë e Antikorrupsionit.
Ajo ka një përvojë të konsiderueshme edhe në sektorin privat, ku vlen të përmendet detyra si administratore e shoqërisë tregtare “Innova Solutions Albania” (pjesë e “Innova Group”), shoqëri tregtare e cila operon në ekosistemin e telekomunikacionit, informacionit dhe teknologjisë.
Prej vitit 2014 e në vazhdim Griselda ka një përvojë të konsiderueshme edhe në mësimdhënie, fillimisht pranë Kolegjit Universitar “Luarasi” e më pas, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Email:[email protected]

Elena Filip

Elena Filip
BIO
Elena Filip ka përfunduar ciklin e studimeve ‘Bachelor në drejtësi’ në vitin 2019 si dhe ciklin e studimeve master në programin ‘Master shkencor në të drejtë civile’ në vitin 2021 pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës shkëlqyeshëm me summa cum laude.
Në vitin 2019, Elena ka marrë pjesë në rolin e asistent-ekspertit në projektin “Monitorimi i reformës në Drejtësi” organizuar nga fondacioni ‘Shoqëria e hapur për Shqipërinë’ në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në 2021 është angazhuar si asistente pranë platformës ligjore ‘Legit.al’ ndërsa nga janari 2022 ka punuar si asistent-avokate në studion ligjore ‘Meksi Law & Consulting’, kohë gjatë së cilës ka kryer dhe studimet një vjeçare pranë Shkollës së Avokatisë.
Gjatë vitit 2023, Elena ka punuar si specialiste ligjore dhe e përputhshmërisë (legal & compliance specialist) në një nga shoqëritë e grupit më të madh investitor në Shqipëri dhe nga tetori i po këtij viti është angazhuar gjithashtu si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndën “E drejtë biznesi”.
Nga janari i vitit 2024, Elena punon si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Civile në Fakultetit e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke asistuar në zhvillimin e seminareve në lëndët “E drejtë e detyrimeve dhe e kontratave” dhe “E drejtë e shoqërive tregtare”. Nga shkurti i 2024 Elena Filip është gjithashtu studente e ciklit të tretë të studimeve, në programin e doktoratës pranë të njëjtit fakultet.
Gjatë studimeve master Elena ka qënë bursante e fondacionit ‘Konrad Adenauer Stiftung Albania’, ndërsa prej vitit 2021 është pjesë e rrjetit KAS Alumni. Sa i takon angazhimit akademik, Elena Filip ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe është autore e disa artikujve shkencore. Fushat e saj të kërkimit janë: E drejta kontraktore, e drejta e detyrimeve, e drejta private e krahasuar dhe risitë e teknologjisë ligjore.

Sindi Çaushi

Sindi Çaushi
Sindi Çaushi ka përfunduar në vitin 2021, ciklin e parë të studimeve në programin “Bachelor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2023, është diplomuar në ciklin e dytë të studimeve “Master” në profilin “Master i Shkencave në të Drejtë Civile” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultat “Medalje Ari”.
Nga qershori i vitit 2019, ka asistuar në rolin e asistent avokatit pranë studios ligjore Nexhi Law & Consulting, duke punar me hartimin e opinioneve juridike, kërkesëpadive dhe ankesave. Nga marsi i vitit 2022, ka punuar në rolin e Juristit pranë qendrës “Centre for Legal Empowerment”, në të cilën ka ofruar asistencë ligjore edhe nëpërmjet platformës juristionline.al. Gjithashtu, ka marrë pjesë në monitorimin, ecurinë dhe realizimin e disa prej projekteve të ndërmarra nga qendra. Znj. Çaushi ka përfaqësuar Fakultetit e Drejtësisë në Debatin Universitar, në edicioni e tretë të Organizuar nga SCiDEV, në të cilin është vlerësuar me çmimin e parë.
Nga maji i vitit 2023 është bërë pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit, në pozicionin e Specialistit të lartë pranë Këshillit të Ministrave. Angazhimi i saj profesional ka konsistuar në hartimin e disa draft akteve nënligjore dhe pjesëmarrjen në grupin e punës si pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit në procesin e Entrepreneurial Discovery Process (EDP) për “Smart Specialisation Strategy – S3”.
Znj. Caushi nga janari i vitit 2024 është personel akademik me kohë të plotë, pranë Departamentit të së Drejtës Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku ka asistuar në zhvillimin e seminareve të lëndëve “E Drejta e Punës” dhe “E Drejta e Shoqërive Tregetare”. Nga marsi i vitit 2024 është në proces doktorate pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat e saj të kërkimit janë: e drejta e punës, e drejta civile, e drejta tregetare dhe e drejta familjare.