Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë Prof.Hung-En
Sung, nga Kolegji i Drejtësisë Penale “John Jay”, pjesë e Kolegjit të Shkencave Policore, në
New York, SHBA.
Prof.Dr.Dorina Hoxha, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, falenderoi profesorin e së drejtës
penale për këtë vizitë të veçantë, e shpreh gadishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në
ndihmë të studentëve, stafit akademik dhe gjithë studentëve doktorantë, që ndjekin studimet
pranë Fakultetit tonë.
Profesori paraqiti një prezantim të shkurtër të Kolegjit, fushave të studimit që ofrohen pranë
tij, duke u ndalur më së shumti në mundësite e bashkëpunimit dhe të studimit në këto fusha:
Programe trajnimi me mundësi çertifikimi – John Jay Weeks
Aplikime për grante të përbashkëta për ndërtimin e kapaciteteve
Zhvillimin e projekteve kërkimore
Doktoraturë në drejtësi penale – bursa të plota
Vizita të stafit akademik
Takimi u mbyll me një frymë optimiste bashkëpunimi, duke i hapur rrugë perspektivave të
reja për zhvillimin akademik dhe shkëmbimin me universitete ndërkombëtare.
