THIRRJE PËR PJËSËMARRJE TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË NË PROJEKTIN: “Sfidat e mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri”
Hapet thirrja për studentët e Fakultetit të Drejtësisë për pjesëmarrje në projektin: “Sfidat e mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri” i cili financohet nga Universiteti i Tiranës.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë nivelin e informimit dhe ndërgjegjësimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në lidhje me të drejtat e tyre si konsumatorë dhe rolin aktiv që mund të luajnë në mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Aktivitetet e projektit:
- Trajnime
- Vizita studimore dhe takime me institucione
- Mbledhje dhe trajtim ankesash në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Kush mund të aplikojë:
- Studentë të vitit të 3-të dhe vitit të 4-t të Fakultetit të Drejtësisë
Numri i pjesëmarrësve:
- Do të përzgjidhen 25 studentë
Afati i aplikimit:
- Deri më 25 prill 2025
Mënyra e aplikimit:
- Dërgoni një e-mail ku shprehni interesin tuaj në adresën: [email protected]