Në vijim të komunikimit me Bashkinë e Tiranës, ju njoftojmë se janë hapur:
-
Thirrja II e projektit “Web Challenge Tirana”, dhe
-
Thirrja VII e projektit “Fillo me një ide – Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”,
të cilat përbëjnë një mundësi të shkëlqyer për studentët e Universitetit të Tiranës që të kryejnë një praktikë pune 3-mujore të paguar pranë strukturave të Bashkisë së Tiranës, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e tyre profesionale.
Aplikimet janë të hapura gjatë periudhës 10 shtator – 19 tetor 2025, në faqet zyrtare:
I gjithë aplikimi kryhet online dhe informacioni gjendet tek linku përkatës.