Ela KERKA (Podgorica)
Departamenti: Departamenti i së Drejtës Penale
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, për programin e Ciklit të Tretë, titujt akademikë dhe Kërkimin shkencor e projektet.
Kontakt: [email protected]
Prof. Asoc. Dr. Ela Kerka (Podgorica) është punësuar pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2009. Ka një përvojë pune 16 vjeçare si pedagoge dhe kwrkuese. Ka përfunduar sudimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2007. Më tej po në këtë fakultet ka përfunduar studimet pasuniversitare në vitin 2011 dhe studimet e doktoratës në vitin 2014. Ka fituar titullin Profesor i Asociuar në vitin 2024.
Ela është lektore në lëndët Drejtësia penale për të Mitur dhe E Drejta Penale Ndërkombëtare .
Është gjithashtu antare e disa komisioneve të rëndësishëm pranë institucioneve shtetërore. Autore punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.