Promovimi i Librit “GJYKATAT SHQIPTARE MBI SHOQËRITË DHE VEPRIMTARINË TREGTARE”.

Ditën e Mërkurë, datë 25.02.2015, në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës u promovua botimi më i ri universitar “Gjykatat Shqiptare mbi Shoqëritë dhe Veprimtarinë Tregtare” me autore Prof. Asoc. Dr. Argita Malltezi, Dr. Jonida Rystemaj dhe Armela Kromiçi MA.

Në këtë eveniment morën pjesë të ftuar nga të tri shkallët e gjyqësorit dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në vendin tonë, juristë, avokatë, profesorë e studentë të drejtësisë. Gjatë promovimit recensentët, si redaktorë shkencorë të punimit evidentuan nevojën për punime të tilla në fushën e së drejtës tregtare dhe vlerat që mbart ky punim. U theksua se punime të ngjashme shërbejnë për të konsoliduar njohuritë veçanërisht në fusha të paeksploruara në mjedisin ligjor shqiptar siç është e drejta tregtare. Në mbyllje të këtij eventi, autoret dhanë një vështrim në brendësi punimit duke evidentuar shtysën krysore për realizimin e këtij punimi, problematikat e trajtuara dhe nevojën për konsolidimin e praktikave gjyqësore në fushën tregtare.

6 2 5 4 3 7 8 1