Përfundoi me sukses cikli i aktiviteteve të organizuara përgjatë javës së Shkollës Dimërore “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, satndartet e gjykimit, praktika dhe roli i shtetit si palë në proces”, 9-12 Dhjetor 2025.

Përfundoi me sukses cikli i aktiviteteve të organizuara përgjatë javës së Shkollës Dimërore “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, satndartet e gjykimit, praktika dhe roli i shtetit si palë në proces”, 9-12 Dhjetor 2025.

Ky projekt vjen në kuadër të përvjetorit të 80-të të hyrjes në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili i hapi rrugë krijimit të këtij mekanizmi gjyqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe u realizua nga ekipi i projektit Prof. Asoc. Dr Fjorda Shqarri, Prof. Dr Oriona Muçollari dhe Dr/Kandidate Joana Koçi.

Grupi i punës falenderon të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këtij projekti si edhe të gjithë lektorët që ishin pjesë e programit të Shkollës Dimërore duke trajtuar tematika të rëndësishme lidhur me aktivitetin e Kombeve të Bashkuara e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë :

  • Roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në evluimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut – Prof. Dr. Oriona Muçollari
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe përgjegjësia për të mbrojtur – Ph.d Alba Gërdeci
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si mekanizëm gjyqësor i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe roli i saj në zbatimin e të dretës ndërkombëtare
  • Lufta Ndërkombëtare kundër krimit kibernetik: Vlerësimi i sfidave dhe mundësive të Konventës së OKB-së për Të Drejtat e Njeriut – Prof. Asoc. Dr Gentian Skara
  • Imuniteti juridiksional shtetëror në këndvështrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: Gjermani vs. Itali – Dr/Kandidate Jona Spahiu
  • Doktrina e të drejtave të njeriut në kuadër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, standartet dhe parimet – Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi
  • Roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kontributi i saj në kuadër të aplikimit të imuniteteve dhe privilegjeve diplomatike – Z. Armand Shandro
  • Zhvillime aktuale në të drejtën ndërkombëtare të mjedisit, praktikë dhe jurisprudencë – Asoc.Dr Erjon Muharremaj
  • Aspekte të shtetësisë dhe mbrojtjes diplomatike në kontekstin e praktikës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – Dr/Kandidate, Joana Koçi
  • Analizë karahasimore mes Arbitrazhit Ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si mjete gjyqësore të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare – Dr/Kandidate Julinda Mansaku
  • Ndërveprimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare në këndveshtrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – Asoc.Dr Fjorda Shqarri

 

Tematika e këtij projekti vinte për herë të parë në Fakultetin e Drejtësisë dhe krijoi mundësinë e njohjes dhe zgjerimit të njohurive të studentëve pjesëmarrës lidhur me praktikën dhe jurisprudencën e GJND. Nëpërmjet leksioneve me tema të larmishme, studentët patën mundësi të njihen më nga afër me procedurën konkrete që ndjekin palët gjatë zhvillimit të procesit përpara gjykatës, rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, parimet e standartet, në zhvillimin e normave të të drejtës humanitare e përgjegjësisë për të mbrojtur.

Studentët u njohën me jurisprudencën e gjykatës lidhur me imunitetet e privilegjet, shtetësinë e mbrojtjen diplomatike, juridiksionin shtetëror, inteligjëncën artificiale, zhvillimet aktuale në të drejtën e mjedisit apo dallimet që vetë gjykata ka me mekanizma të tjerë gjyqësor. Studentët u njohën me rolin e shtetit si ndërhyrës në procesin përpara GJND, me vendimet e ndërmjetme të saj si edhe mënyrën e ekzekutimit të tyre.

Në këtë shkollë studentët morën njohuri të thelluara lidhur me rolin e rëndësishëm që kjo gjykatë ka jo vetëm në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare por edhe të zhvillimit dhe  zbatimit të normave të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë Shkollës Dimërore studentët ndoqën një dokumentar të Kombeve të Bashkuara lidhur me aktivitetin dhe një vizitë virtuale në ambjentet e GJND.

Shkolla Dimërore u përmbyll në me një tryezë diskutimi ku Prof. Asoc. Dr Fjorda Shqarri falenderoi stuentët për pjesëmarrjen, për inetresin e shtuar për të ndjekur këtë aktivitet si edhe për përkushtimin gjatë realizimit të aktivitetit.

Klikoni linkun e meposhtem per te Shfletuar materialin e plote:

Permbledhja e vendimeve DNP finale 16dhjetor