Në kuadër të Ditëve të Erasmus+, jemi informuar se të ditën e enjte, më 16 tetor, në ambientet e Europe House, do të organizohet aktiviteti “Erasmus Info Day”, nga ora 12:00–15:30.
Ftojmë studentët të vizitojnë Europe House dhe të njihen nga afër me:
- programin Erasmus+ dhe thirrjet aktuale;
- mundësitë e shkëmbimeve afatshkurtra në vendet evropiane;
- ofertat që universitetet shqiptare, private dhe të huaja prezantojnë në kuadër të këtij programi;
- informacionin nga organizata që zbatojnë projekte Erasmus+ dhe që do të jenë të pranishme për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Më shumë rreth eventit mund të gjeni në linkun:
Bashkëngjitur gjendet agjenda e aktivitetit.