Më datë 16.12.2025, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, u zhvillua një forum diskutimi në kuadër të projektit “Mbrojtja juridiko-penale e pronës intelektuale në Shqipëri”.

 

Më datë 16.12.2025, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, u zhvillua një forum diskutimi në kuadër të projektit “Mbrojtja juridiko-penale e pronës intelektuale në Shqipëri”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organeve shtetërore, si dhe aktorë të rëndësishëm të angazhuar në fushën e pronësisë intelektuale, të cilët diskutuan në formë bashkëbisedimi me studentët e vitit të pestë të programit “Master i Shkencave në Drejtësi”.

Forumi u karakterizua nga një nivel i lartë angazhimi dhe interesi nga ana e studentëve, ndërsa secili prej pjesëmarrësve kontribuoi me këndvështrime dhe analiza mbi aspektet më të rëndësishme teorike dhe praktike të mbrojtjes së pronës intelektuale në Shqipëri.

Ky aktivitet shënoi përmbylljen e suksesshme të projektit dhe shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e njohurive në këtë fushë.