Universiteti i Tiranës është kontaktuar nga Ambasada e Estonisë në Athinë, ku informohemi se më 10 tetor 2025, në Grand Hotel & Spa Tirana, salla “Gold Conference Room”, do të zhvillohet një sesion informimi mbi studimet në Estoni (“Study in Estonia”).
Gjatë aktivitetit do të marrin pjesë përfaqësues nga University of Tartu, Tallinn University Summer and Winter School, Tartu Applied Health Sciences University, si dhe përfaqësues të programit Study in Estonia, të cilët do të prezantojnë:
· mundësitë për studime në Estoni dhe programet ndërkombëtare,
· informacion mbi akomodimin dhe jetën studentore,
· bursat në mbështetje të studimeve,
· programet e shkollës verore.
Pjesëmarrja në aktivitet është falas për të gjithë të interesuarit.
Linku i aktivitetit: https://www.studyinestonia.ee/ node/4698