Leksion me ekspert të huaj në Fakultetin e Drejtësisë.

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka mirëpritur profesorin Kevin T.Wolff, Profesor i asocuar, nga Kolegji i Drejtësisë Penale “John Jay” në New York, i cili mbajti një cikël leksioni të specializuar për studentët e Fakultetit.

Leksioni u fokusua në temën e “Drejtësisë Penale për të Miturit”, duke ofruar një qasje juridike të thelluar të legjislacionit amerikan të ndërthurur me perspektivën ndërkombëtare.

Përgjatë leksioneve studentët patën mundësinë të përfshihen në debate juridike mbi praktikat ligjore dhe teoritë bashkëkohore më në fokus të miturit dhe trajtimin e tyre në sistemin penal. Bashkëpunimi do të shtrihet edhe për programin e ciklit të tretë të studimeve “Master Ekzekutiv në Kriminologji”, master ky i mbështetur për një kohë të gjatë nga OSBE.

Ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve dhe angazhimit të Fakultetit të Drejtësisë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, nxitjen dhe shkëmbimin e ideve nëpërmjet shkëmbimeve akademike me institucione të huaja prestigjoze.