Kjo video synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit akademik dhe institucional mbi mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë themelore e njeriut në shoqërinë digjitale. Aktiviteti është realizuar nën drejtimin e Prof. Assoc. Dr. Entela Nikaj, Prof. Assoc. Dr. Iv Rokaj dhe Dr. Genada Taho, si pjesë e projektit “Njohja dhe edukimi për mbrojtjen e të dhënave personale në vitin 2025:
Rasti i Shqipërisë” për angazhimin e forcimit të kulturës së privatësisë dhe respektimit të standardeve ligjore.