KARRIERA DHE ALUMNI

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni – Fakulteti i Drejtësisë

Kush Jemi: Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni e Fakultetit të Drejtësisë është një strukturë e dedikuar për të mbështetur studentët dhe ish-studentët në zhvillimin e karrierës së tyre në fushën ligjore. Ne besojmë se përvoja e studentëve dhe lidhjet e forta me alumni janë thelbësore për suksesin profesional.

Misioni: Misioni ynë është të ofrojmë mbështetje dhe resurse që ndihmojnë studentët dhe alumnët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të arritur qëllimet e tyre profesionale. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis që inkurajon rritjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e studentëve në tregun e punës.

Vizioni: Vizioni ynë është të jemi lider në mbështetje të zhvillimit të karrierës për studentët e drejtësisë, duke ofruar shërbime inovative dhe duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të forta me profesionistë të fushës. Ne synojmë të krijojmë një komunitet të bashkuar të alumni, i cili ndihmon në zhvillimin e karrierave të çdo anëtari të tij.

Shërbimet tona

 Këshillim Karriere

Këshillimi Individual: Ofron seanca këshillimi individuale për të ndihmuar studentët në zhvillimin e planeve të tyre të karrierës, zgjedhjen e fushës profesionale dhe përgatitjen për intervista pune.

Këshillimi në grup: Organizimi i sesioneve këshillimi në grup mbi tema të ndryshme të zhvillimit të karrierës.

Trajnime dhe Seminare

Zhvillimi i Aftësive Profesionale: Organizimi i trajnimeve dhe seminareve për të zhvilluar aftësitë e buta dhe të forta që janë të nevojshme në tregun e punës.

Përgatitja për intervistat: Trajnime specike për përgatitjen për intervistat e punës dhe krijimin e një prezantimi të suksesshëm.

 Organizimi i Eventeve të Karrierës

Panairet e Karrierës: Organizimi i panaireve të karrierës ku studentët mund të takohen me punëdhënësit e mundshëm dhe të mësojnë për mundësitë e punësimit dhe praktikave.

Evente të rrjetëzimit: Organizimi i eventeve të rrjetëzimit që u mundësojnë studentëve të lidhen me profesionistë të fushave të ndryshme.

Mbështetje për Praktika dhe Punësim:

Mundësitë e praktikave: Ndihmë për të gjetur mundësi praktikash profesionale që i ndihmojnë studentët të fitojnë përvojë të vlefshme pune.

Bashkëpunimi për punë: Bashkëpunimi me sektorin privat dhe publik për të zhvilluar programe që ndihmojnë në punësimin e studentëve.

Ne e besojmë se çdo student ka potencialin për sukses dhe jemi këtu për t’i mbështetur në çdo hap të rrugës së tyre profesionale.

Na Kontaktoni: Për më shumë informacion mbi shërbimet tona, ju lutemi na kontaktoni:
[email protected]
Kati i parë, Fakulteti i Drejtësisë