Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt (THWS), Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik
Würzburg-Schweinfurt (THWS), Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin
e dytë të vitit akademik 2025-2026

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, për
semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.thws.de/
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:
THWS Business School:
https://business.thws.de/en/international/incoming/
Applied Mathematics:
https://fang.thws.de/mathematik-und-physik/bachelor-applied-mathematics/
https://fang.thws.de/fileadmin/user_upload/20251011_BAME-Module-Handbook.pdf
Translation:
https://fang.thws.de/fileadmin/user_upload/20240207_BFUE_Modulhandbuch.pdf
Computer Science:
https://fiw.thws.de/en/international/
Social Work:
https://fas.thws.de/en/international/incoming-exchange-students/english-taught-courses/
Për të gjitha programet e ofruara:
https://www.thws.de/en/studies-at-thws/studying-at-thws/degree-programmes/
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (për studentët master/PhD duhet të përcillen edhe listat e notave të niveleve të
mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për
të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e
parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në
universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të
kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të
ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë
kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më
pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në
Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

Afati për aplikim: 05 Nëntor 2025

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve
me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!