Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Kombëtar dhe
Kapodistrian të Athinës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin
Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për
studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-
2026.
https://en.uoa.gr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit, klikoni në adresën:
https://en.uoa.gr/studies/undergraduate_programs
https://en.uoa.gr/studies/postgraduate_programs
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze / greke, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke, në
varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
– Listë notash (për studentët Master dhe PhD duhet përcjellë edhe lista e notave të niveleve të
mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze /
greke, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / greke, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet
shkëmbimi);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha angleze / greke B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studenteoutgoing.docx

Afati për aplikim: 24 Tetor 2025.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!