Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin
Kodolanyi Janos, në Hungari, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të
vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos në Hungari, për semestrin
e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.kodolanyi.hu/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzagjatja e bursave:
– 1 semestër.
Katalogu i lëndëve:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/my?id=%2Fpersonal%2Firo%5Funitir%5Fedu%5Fal%2FDocuments%2F2025%2D2026%20Spring%20Course%20List%2Epdf&parent=%2Fpersonal%2Firo%5Funitir%5Fedu%5Fal%2FDocuments&ga=1
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Kodolanyi Janos lëndë të njëjta
me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe
kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të
zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët
që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studenteoutgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti në programin master;
– Diploma e Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në
gjuhën angleze);
– Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në
gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Kodolanyi Janos lëndë të njëjta
me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe
kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të
zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët
që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë
mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më
pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studenteoutgoing.docx
Afati për aplikime: 12 Nëntor 2025
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin
[email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!