Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të
Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit
akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;
Afati për aplikim: 27 tetor 2025, ora 23:59 (Spanish Time).
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/inicio
Për më shumë informacion klikoni linkun:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/129/en/EN_CONVOCATORIA_2_2526_completa.
pdf
Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe
gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!