Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të
Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit
akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e studentëve Doktoraturë;
Afati për aplikim: 30 tetor 2025, ora 23:59 (Spanish Time).
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/apply
Për më shumë informacion klikoni linkun:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/courses
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!