Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka pritur Znj.Angela Montoya, CEO e World Law Foundation dhe Z.Gabriel Fernandez Rojas, Shef Kabineti i Z.Javier Cremades.
Në këtë takim, i cili u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi akademik dhe institucional, morën pjesë Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Dr. Dorina Hoxha dhe Zv.Dekanët Prof.Asoc.Dr Erjon Muharremaj dhe Prof.Asoc.Dr. Jonad Bara.
Diskutimi u përqendrua në përgatitjet për Kongresin Botëror të së Drejtës 2027, si dhe në mënyrat konkrete për të forcuar rolin e Fakultetit të Drejtësisë në këtë nismë ndërkombëtare.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi ndërmjet World Law Foundation dhe Fakultetit të Drejtësisë, duke hapur perspektiva të reja për pjesmarrjen e pedagogëve dhe studentëve në projekte ndërkombëtare, konferenca shkencore, dhe programe trajnimi juridik global.
Synimi është që Fakuteti të bëhet pjesë aktive e rrjetit ndërkombëtar të institucioneve që promovojnë sundimin e ligjit, dialogun ndërkulturor dhe inovacionin juridik në nivel botëror.
