Fillimi i jetës universitare: Lëvizja mes ndryshimeve tek studentët
Nisja e rrugëtimit universitar përfshin një sërë ndryshimesh, që nga ato më të voglat, deri tek ato më të mëdha. Kjo gjendje, megjithëse normale dhe e përshtatshme për një moment të mbushur me ndryshime të rëndësishme, mund të krijojë vështirësi jo vetëm në menaxhimin praktik të përditshmërisë, por edhe në nivelin emocional, marrëdhënieve dhe ndjenjave, si dhe në perceptimin dhe vetëvlerësimin në botë. Megjithëse ndryshimi është elementi thelbësor për rritjen e individit me fillimin e studimeve universitare, mund të krijojë tek ata që e përjetojnë, përvoja të pakëndshme, si:
- frikë
- ankth
- stres
- vetmi
- mbyllje ndaj stimujve të jashtëm
- izolim
- humor të përkeqësuar
Nëse këto përvoja nuk pranohen që të përjetohen si të përkohshme dhe të natyrshme, në këtë nivel të ri, ato mund të çojnë në një gjendje emocionale shumë më të rënduar dhe rrjedhimisht në ndryshimin e mendimit për rrugën e ndërmarrë. Të jesh i vetëdijshëm për faktin që përjetimi i këtyre ndjenjave është absolutisht i zakonshëm në momente të tilla, është hapi i parë drejt ndryshimit.
Disa individë e kanë më të vështirë të përballojnë këtë fillim të ri, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur të fillosh këtë rrugëtim dhe të shijosh aspektet e tij pozitive. Megjithatë, është e nevojshme të fillohet duke u drejtuar me hapa të vegjël drejt këtij ndryshimi të madh. Për të menaxhuar këtë moment të rëndësishëm, mund të shërbejnë disa këshilla praktike:
- Forconi marrëdhëniet me njerëzit e rëndësishëm të jetës suaj: në momente ndryshimesh të mëdha, është e rëndësishme të mbani disa lidhje të forta dhe të shmangni izolimin;
- Mbani mendjen “e hapur” (open-minded): përdorni kuriozitetin, eksploroni ambientet e reja, shijoni eksperiencën e re që po përjetoni;
- Kërkoni mbështetje: nuk është e nevojshme të bëni gjithçka vetëm, në momente të tilla është më shumë se kurrë e rëndësishme të dini të kërkoni ndihmë dhe mbështetje, si në nivel emocional, ashtu edhe në menaxhimin e problemeve praktike;
- Nuk jeni vetëm: sa herë që mund të ndiheni në këtë gjendje, kujtoni se të gjithë të rinjtë që fillojnë këtë rrugëtim janë në të njëjtën situatë.
Nëse e ndjeni se keni nevojë për mbështetje më të specializuar mund të drejtoheni tek:
Shërbimi i Mbështetjes Psikologjike – kati i parë (në mjediset e Klinikës së Ligjit).
e-mail: [email protected]
Përmbajtja e këtij shkrimi është vetëm për qëllime informative dhe u referohet studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Përmbajtja nuk synon të zëvendësojë këshillat dhe informacionet zyrtare që mund të ofrohen nga stafi i mbështetjes psikologjike të fakultetit. |