Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët për përfitim/përjashtim/reduktim nga tarifa vjetore e studimit dhe bursë financiare, në Programin e Integruar si dhe përgjysmim te tarifes vjetore te studimit në ciklin e dytë të studimeve Master.
Nuk përfitojnë:
Studentët të cilët ndjekin program të dytë studimi nuk përfitojnë përgjysmim/reduktim tarife shkollimi.
Studentet përsëritës.
Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet:
Pranë zyrës së financës për Programin e Integruar dhe ciklin Master.
Studentët të cilët përfitojnë bursë financiare dhe përjashtim për Programin e Integruar duhet të dorëzojnë dy palë dokumenta nje palë orgjinale dhe tjetra kopje.
Studentët me mesatare mbi 6 ose 9-10 nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga sekretaria mësimore.
Studentët të cilët përfitojnë nga kategoria e ish të përndjekurve politik dhe fëmijeve të policëve të rënë në krye të detyrës, dorëzojnë dokumentacionin pasi përcillen listat emërore nga Instituti i ish të Përndjekurve Politik dhe Ministria e Brendshme.
Afati I dorëzimit dhe pranimit te dokumentave do të jetë nga data 28.10.2025 – 17.11.2025.
Dokumentacioni përkatës shoqërohet me formularin e aplikimit bashkëlidhur me poshte.
Klikoni linkun perkates per te shkarkuar formularet e aplikimit:
formular-aplikimi-kategori-master