Dita Botërore e Shëndetit Mendor, 10 Tetor 2025
Dita Botërore e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë e fuqishme se nuk ka shëndet, pa shëndet mendor. Fushata e këtij viti përqendrohet në nevojën urgjente për të mbështetur shëndetin mendor dhe nevojat psikosociale të njerëzve të prekur nga emergjencat humanitare.
Krizat, si fatkeqësitë natyrore, konfliktet dhe emergjencat e shëndetit publik shkaktojnë shqetësim emocional, me një në pesë individë që përjetojnë një gjendje të rënduar të shëndetit mendor. Mbështetja e mirëqenies mendore të individëve gjatë krizave të tilla nuk është vetëm e rëndësishme sepse shpëton jetë, u jep njerëzve forcën për t’u përballur, hapësirën për t’u shëruar dhe për t’u rikuperuar dhe për t’u rindërtuar jo vetëm si individë, por edhe si komunitete. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të gjithë, përfshirë vendimmarrësit, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe social, stafi i shkollave dhe grupet e komunitetit, të bashkohen. Duke punuar krah për krah, mund të sigurohet që më të prekshmit të kenë qasje në mbështetjen psikosociale që u nevojitet, duke mbrojtur njëkohësisht mirëqenien e të gjithëve.
Duke investuar në ndërhyrje të bazuara në komunitet, mund të adresohen nevojat e menjëhershme të shëndetit mendor, të nxitet rikuperimi afatgjatë dhe të fuqizohen njerëzit dhe komunitetet për të rindërtuar jetën e tyre, për një mirëqënie të qëndrueshme.
Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor, të gjithë së bashku të intensifikojmë përpjekjet për të krijuar një botë ku shëndeti mendor vlerësohet, mbrohet dhe është i arritshëm për të gjithë, veçanërisht përballë vështirësive.
Ky artikull është përshtatur për studentët e Fakultetit të Drejtësisë nga zyra e “Mbështetjes Psikologjike”, pa cënuar të drejtat e autorit, nga burimet: