Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit
UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik2025-2026.

Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja
për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e
mëposhtme në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Lista e universiteteve për aplikim:
– Università degli Studi di Camerino
– Università degli Studi di Ferrara
– Università degli studi di Messina
– Università degli Studi di Trieste
https://www.uniadrionitaly.it/contatti/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e shkëmbimit:
Bazuar katalogut të lëndëve të ofruara në secilin universitet:

– Università degli Studi di Camerino: https://international.unicam.it/courses dhe
https://international.unicam.it/admissions/erasmus/incoming-students
– Università degli Studi di Ferrara: https://www.unife.it/en/come-to-study/degrees dhe
https://www.unife.it/it/internazionale/venire/soggiorno/prima-di-arrivare-1

– Università degli studi di Messina: https://international.unime.it/mobility/incoming-
mobility/erasmus-incoming-students-study dhe

https://international.unime.it/mobility/incoming-mobility/erasmus-incoming-students-study
– Università degli Studi di Trieste: https://units.coursecatalogue.cineca.it/cerca-insegnamenti
dhe https://sites.units.it/internationalia/moduli/Information%20sheet%20Trieste.pdf

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /
italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për
studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;
– Kopje e diplomës (për studentët Master);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
– CV (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës
së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet
në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga
koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i
Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

Afati për aplikim: 12 Nëntor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve
me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!