Departamenti i së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës ka fituar 3 projekte Zhan Mone në kuadër të programit Erasmus +, të cilat do të implementohen në programin e integruar të Drejtësisë, gjatë periudhës akademike 2025-2028.

  1. Moduli Zhan Mone “Roli i BE-së në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Epokën Dixhitale: Sfidat, Trendet dhe Qasjet Rregullatore”. Ky model fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në epokën dixhitale.

  1. Moduli Zhan Mone “Procesi i eksternalizimit te azilit ne Bashkimin Evropian”. Ky modul fokusohet në eksternalizimit të proçesit të migracionit dhe azilit në Bashkimin Evropian duke u fokusuar në Protokollin Itali–Shqipëri.

  1. Moduli Zhan Mone “Mbrojtja e të Dhënave dhe Legjislacioni Arkivor në Kontekstin e Bashkimit Evropian”. Ky modul fokusohet në analizën e kuadrit rregullator të mbrojtjes së të dhënave dhe praktikave arkivore bashkëkohore, veçanërisht në kontekstin dinamik të epokës digjitale.

Gjatë implementimit të këtyre moduleve do të krijohen lëndë me zgjedhje dhe do të zhvillohen trajnime, shkolla verore, forume dhe workshope.

I urojmë suksese stafit akademik në implementimin e këtyre projekteve.