“Vota e Diasporës dhe Procesi Zgjedhor në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë për një Demokraci të Përfshirë” që do të realizohet në kuadër të projektit kërkimor ” Roli i Universitetit në edukimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor”.

Njoftim! Per te gjithe studentet qe kane derguar aplikimet per te marre pjese ne shkollen   “Vota e Diasporës dhe Procesi Zgjedhor në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë për një Demokraci të Përfshirë”, 17-20 Nentor, sipas linkut me poshte, ju lutemi dergoni edhe njehere aplikimin ne adresen [email protected].

THIRRJE PËR APLIKIM
Shkolla “Vota e Diasporës dhe Procesi Zgjedhor në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë për një

Demokraci të Përfshirë”

�� 17 – 20 Nëntor 2025
�� Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë, në kuadër të projektit kërkimor “Roli i Universitetit në edukimin dhe
monitorimin e procesit zgjedhor”, shpall thirrjen për pjesëmarrje në Shkollën “Vota e
Diasporës dhe Procesi Zgjedhor në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë për një Demokraci të
Përfshirë”, që do të zhvillohet në datat 17–20 nëntor 2025.
Kjo shkollë synon të aftësojë studentët e Fakultetit të Drejtësisë mbi kuadrin ligjor dhe sfidat
praktike të votës së diasporës, duke i përgatitur ata për një rol aktiv në proceset demokratike dhe
monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Gjatë zhvillimit të saj, studentët do të ndjekin leksione tematike, diskutime interaktive dhe raste
studimore me pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe ekspertë nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve dhe organizata të shoqërisë civile.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të Ciklit të Integruar 5-vjeçar dhe të programeve Master të
Fakultetit të Drejtësisë, UT të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme që ndërthur edukimin
akademik me përfshirjen qytetare dhe demokratike.

�� Aplikimet dërgohen në adresën elektronike: [email protected] deri në datën 10
Nëntor 2025.
Bashkëngjitur thirrjes do të gjeni edhe formularin e aplikimit.

FORMULAR APLIKIMI shkolla verore 25

Suksese!