Mirë se erdhët në vitin akademik 2025–2026!
Një vit i ri akademik është gjithmonë një mundësi e re për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ndërtuar bashkë dijen, etikën dhe përkushtimin që na bashkon si komunitet universitar.
Në këtë fillim viti, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për pedagogët, që me përkushtim e pasion udhëheqin brezat e rinj drejt dijes, dhe për stafin administrativ, që me profesionalizëm e përkujdesje mbështesin çdo ditë funksionimin e këtij institucioni.
Ju faleminderit për energjinë, durimin dhe përpjekjet tuaja të vazhdueshme.
Një mirëseardhje të ngrohtë për studentët e rinj që nisin sot udhëtimin e tyre akademik. Ky është momenti juaj për të ëndërruar më shumë, për të punuar fort dhe për të besuar se çdo hap drejt dijes është një hap drejt suksesit personal e profesional.
Uroj që viti 2025–2026 të jetë i mbushur me arritje, frymë bashkëpunimi dhe projekte të reja që pasurojnë jetën universitare.
Le ta nisim me besim, me respekt për njëri-tjetrin dhe me dashuri për dijen!
Prof. Dr. Dorina Hoxha