Ju informojmë se pranë Fakultetit të Drejtësisë, Programi i Integruar i ciklit të dytë Master i Shkencave në Drejtësi, viti i parë, do të zhvillojë një cikël leksionesh në anglisht, si gjuha zyrtare e zhvillimit të programit mësimor. Kjo do jetë një vlerë e shtuar për diplomën e marrë pranë Fakultetit të Drejtësisë, pasi në diplomë do të shënohet që gjuha zyrtare e zhvillimit të programit është gjuha angleze, duke i dhënë më shumë mundësi përdorimit dhe ekuivalentimit të diplomës ndërkombëtarisht.
Jeni të lutur, të plotësoni këtë formular, për tu bërë pjesë e këtij kursi, duke klikuar linkun e mëposhtëm brenda datës 10 tetor 2025.
Kërkesat janë të larta, prandaj do të pranoheni sipas datës dhe orës së aplikimit.
Klikoni linkun e mëposhtëm dhe më pas plotësoni Emër Atësi Mbiemër dhe jepini Submit.