Njoftim – Hapen Regjistrimet për programin e Ciklit të III të Studimeve, “Master Ekzekutiv” në “Konkurenca dhe Rregullimi në Tregjet në BE”, në bashkëpunim me “Sapienza” Università di Roma

Departamenti i së Drejtës Civile, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, hap regjistrimet për Masterin Ekzekutiv në “Konkurenca dhe Rregullimi i Tregjeve në BE”, në bashkëpunim me “Sapienza” Universita di Roma
-Diplomë e dyfishtë
-Cikli i III-të i studimeve
–Kohëzgjatja: 1 vit akademik
–60 kredite (ECTS)
Afatet e regjistrimit:
- Fillimi 1 tetor 2025
- Mbyllja: 30 tetor 2025
Kriteret e pranimit për ndjekjen e programit të studimit të ciklit të tretë “Master Ekzekutiv” në “Konkurenca dhe Rregullimi i Tregjeve në BE” në vitin akademik 2025-2026 janë:
- Të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” ose një diplomë tjetër të fituar brenda apo jashtë vendit të vlerësuar si ekuivalente me të, si diplomë e nivelit të dytë, diplomë e integruar e nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në cikle
studimi;
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Drejtësi, Shkenca Ekonomike, Shkenca Sociale dhe Shkencat e Komunikimit.
Do të pranohen edhe kandidatë që kanë përfunduar studimet e larta në shkenca të tjera të përafërta me fushën e masterit ekzekutiv, nëse janë të angazhuar ose dëshirojnë të angazhohen profesionalisht në institucione ku kërkohet ekspertizë në fushën e konkurrencës dhe tregjeve.
- Kandidati duhet të ketë mesatare të lartë për pranimin në këtë cikël studimi.
- Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze ose italiane, vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërbën si dëshimi për plotësimin e këtij kriteri.
- Certifikata e gjëndjes gjyqësore (e-albania).
Kandidati qe aplikon paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij
dhe dorëzon dokumentat e mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit. (Pranë Departamentit të së Drejtë Civile, FDUT)
- Kopjen e noterizuar të diplomës së ciklit të parë/Bachelor dhe diplomën e ciklit të dytë/Master Shkencor ose ekuivalente me të. Diplomë të ciklit të parë/Bachelor dhe diplomën e ciklit të dytë/Master Shkencor të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqeruar me kopje të noterizuar nga origjonali të diplomës të njësuar në Republikën e Shqipërisë. Duhet te paraqitet edhe kopja e noterizuar e listës se notave për cdo cikël
studimi.
- Jetëshkrimi i kandidatit (CV).
- Letër interesi.
- Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze ose italiane. te vertetuar përmes testeve te njohura ndërkombëtare në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.
- Mandat pagesë për tarifën e aplikimit në shumën 3000 lekë.
- Dy fotografi personale.
- Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj. (Bazuar tek Udhëzimi nr. 17, datë 30.07.2019)
- Dëshminë/ose ekuivalentin e njohjes së gjuhës angleze ose italiane. (Dëshmia e gjuhës të huaj nuk kërkohet për studentet e Universitetit partner “Sapienza” Universita di Roma.
- Deklaratën sipas udhëzimit.
Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
- Kandidati me statusin e personit me aftësi ndryshe duhet të dorëzojë edhe fotokopjen e noterizuar të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së.
- Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
Për çdo informacion, mund të paraqiteni pranë Fakultetit të Drejtësisë Departamenti i së Drejtës Civile, kati i 3-të.
Aplikimet bëhen pranë departamentit Civil nga e hëna në të premte nga ora 08:00 – 18:30.