Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për studentët e Universitetit të
Tiranës në Universitetin e Grazit në Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Grazit,
në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e dytë të vitit
akademik 2025-2026.
https://www.uni-graz.at/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
http://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/
Fushat e shkëmbimit:
Për informacion mbi katalogun e kurseve referohuni linkut:
https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage
https://www.uni-graz.at/de/studium/
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Grazit lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti kryen ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, dokumenti
nuhet firmosur në të njëjtën mënyrë në pjesën “during mobility”.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze);
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Grazit lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës. Nëse studenti kryen ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, dokumenti
nuhet firmosur në të njëjtën mënyrë në pjesën “during mobility”.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Doktoraturë:- CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Master;
– Listë notash e nivelit Bachelor dhe Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare
në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Grazit tema të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit,
dokumenti nuhet firmosur në të njëjtën mënyrë në pjesën “during mobility”.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 26 Shtator 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën
[email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!