Njoftim për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare SEPIP 2025.

Njoftojmë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përcjell njoftimin zyrtar për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Smart Economic Planning and Industrial Policy (SEPIP 2025), e cila do të organizohet nga Universiteti Teknik OSTİM në bashkëpunim me University of Nevada, më 14–15 Tetor 2025.
Konferenca do të zhvillohet në format hibrid (online dhe me pjesëmarrje fizike) dhe ka për qëllim të mbledhë akademikë, politikëbërës dhe profesionistë të industrisë nga vende dhe disiplina të ndryshme.
Tema kryesore e konferencës: Politika Industriale, Luftërat Tregtare dhe Zhvillimi Ekonomik në Epokën e Ndryshimeve Teknologjike, Gjeopolitike dhe Mjedisore”.
Nëntemat për diskutim:
  • Politika Industriale në Epokën e Digjitalizimit dhe Transformimit të Gjelbër
  • Luftërat Tregtare, Konkurrenca Globale dhe Ribalancimi Ekonomik
  • Zhvillimi Rajonal, Inovacioni dhe E Ardhmja e Industrisë
  • SME-të, Transferimi i Teknologjisë dhe Prodhimi i Qëndrueshëm
  • Planifikimi Ekonomik dhe Vizioni i Industrisë 5.0
 Afati për dorëzimin e abstrakteve: 10 shtator 2025
Informacione të detajuara dhe regjistrimi: www.sepip.org , sepip2025.ostimteknik.edu.tr