Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës
në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La
Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për
semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.uniroma1.it/it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë.
Katalogu i kurseve:
https://corsidilaurea.uniroma1.it/en
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze/italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht /Italisht në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që
do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
-Listë notash e nivelit Master në gjuhën shqipe dhe (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht /Italisht në varësi të programit të studimit );
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që
do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV (në gjuhën angleze/italiane);
– Listë e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
– Listë notash doktorature (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën
angleze/italiane);
– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës
së mobilitetit);
– Letër e miratimit nga stafi akademik në Sapienza;
– Certifikata e gjuhës së huaj niveli B2 (Italisht/Anglisht sipas programit të studimit)
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës temë të njëjtë me ato që
do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni
‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe
në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning
Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 06 Tetor 2025.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e
Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të
dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!