AADF, njofton stafin akademik, se në kuadër të programit “BRIDGE” do të zhvillohet një trajnim i dedikuar për hartimin dhe shkrimin e projekteve ERASMUS, i cili do të shoqërohet me sesione mentorimi për projekt-propozimet më të suksesshme.
Trajnimet do të mbahen në muajin Shtator 2025, dhe do të udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtarë me përvojë në këtë fushë. Propozimet e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje dhe mentorim të vazhdueshëm gjatë procesit të shkrimit dhe implementimit të tyre.
Pedagogët e interesuar ftohen të aplikojnë brënda datës 31 Gusht 2025, në linkun: https://readdiaspora.atlassian.net/servicedesk/customer/portal/1
